Furra e bukës punonte në Tiranë prej shtatë vitesh pa licencë dhe rikontrolli ka ardhur pas ankesave të shumta të konsumatorëve.
Sipas njoftimit të bërë të ditur nga vetë AKU, bëhet fjalë për subjektin “Gioaçhino Raia”, në pronësi të shtetasit italian me të njëjtin emër. Ishin pikërisht banorët e “Kodrës së Diellit” ata që bënë denoncimin ndaj tij. Por AKU ka konstatuar se është bërë një kontroll më herët nga strukturat e tij ku ishte shkruar se Raia nuk ekzistonte në asnjë regjistër të AKU, aktiviteti zhvillohej konform ligjit dhe kishte dhënë vetëm masën administrative paralajmërim.
Pas denoncimeve AKU Tiranë ndërmori një ri-inspektim të tij, proces i kryer nga një tjetër trupë inspektuese. Nga ri-inspektimit rezultoi se: subjekti ushtronte aktivitetin i papajisur me licencën përkatëse; tregtonte produkte të paetiketuara dhe të pa notifikuara; si dhe nuk zbatonte sistemin e vetëkontrollit (HAÇP).
Për shkeljet ligjore të konstatuara, trupa ri-inspektuese vendosi ndaj subjektit: 3 masa administrative “Gjobë” në vlerën totale 2,200,000 lekë, si dhe “Pezullimin e aktivitetit” në mënyrë të menjëhershme, deri në plotësimin e kërkesave ligjore dhe licencimin.
Me qëllim trajtimin rigoroz të shqetësimeve të qytetarëve, por edhe garantimin e një procesi të rregullt administrativ për operatorin e biznesit, të dy praktikat e inspektimit do të jenë objekt hetimi administrativ nga struktura përgjegjëse të Drejtorisë së Përgjithshme të AKU.
