Një biznesmeni në Korçë i është këruar një shumë prej 5 mijë euro në këmbim të jetës, duke e kanosur me thikë.
Sipas burimeve zyrtare autori është person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i dënuar më parë për vrasje me paramendim. Ai është arrestuar nga policia.
NJOFTIMI I POLICISE SE KORÇES
Goditet një rast në fushën e gjobëvënies.
Kanos me thikë një biznesmen, duke i kërkuar në këmbim të jetës shumën prej 5000 Euro.
Policia ndalon autorin e dyshuar të ngjarjes.
Autori me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasja me paramendim”.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, bënë ndalimin me iniciativë të shtetasit:
E.L, 37 vjeç, banues në Korçë (i dënuar më parë për veprën penale “Vrasja me paramendim”).
Ndalimi i tij u bë pasi, dyshohet se ky shtetas ka kanosur me thikë, një biznesmen në qytetin e Korçës, duke i kërkuar në këmbim të jetës shumën prej 5000 Euro.
Nga tërësia e veprimeve të kryera shtetasi i lartpërmendur, ka konsumuar elementët e veprës penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme hetimore, në ngarkim të këtij shtetasi.
