Një makinë është përplasur me një autobus në aksin rrugor Korçë-Bilisht, ku paraprakisht raportohet se ka disa të lënduar.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit të quajtur Kuç i Zi, teksa policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.
Të plagosurit janë transportuar drejt spitalit të Korçës.
Devoll
Informacion paraprak.
Më datë 07.08.2019, në aksin rrugor Korçë-Devoll, pranë fshatit Kuç i Zi, janë përplasur një mjet tip autobus, me drejtues shtetasin Xh.K, me një mjet tip “Mitsubishi” me drejtues shtetasin A.H.
Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi, si edhe dy pasagjerë të mjetit tip “Mitsubishi”, të cilët u dërguan për mjekim në Spitalin e Korçës.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
