Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Mero Baze/ Si po fabrikon Rama një kryeopozitar të ri?

20:41 / August 7, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mero baze
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Mero Baze

Edi Rama po përpiqet të gjej një aset të ri opozitar. Pasi e ka konsmumuar për gjashtë vite Sali Berishën, si alternativë të vjetër, duket qartë se tani I ka vënë syrin Ilir Metës. Nga mëngjesi në dark, dhe dita në ditë, ai përpiqet të konsideroj si opozitar të tij, Ilir Metën.

Ndja tij bën ironi, ndaj tij reagon duke e provokuar, atij I lëshon në shpinë Spiropalin dhe drejtues të tjerë të partisë dhe vetëm atij I përgjigjet në çdo gjë që bën.

Herë duke e nxjerrë nga takti, herë duke e nxjerrë dhe nga mendja, ai ka thuajse tre muajtë e fundit, duke gdhendur fytyrën e opozitës me tiparet e Ilir Metës.

I sigurt që është i izoluar ndërkombëtarisht, i pasigurtë psiqikisht, dhe i provokueshëm emocionalisht, ai në të vërtet është duke zbuluar një kryelider të ri opozitar, me të cilën mund të qeshësh dhe qash brenda ditës.

Një ditë e detyron të bëj si I çmendur dhe të flas për vetvrasje, një ditë tjetër të tund një qen në duar , herë tjetër të parashikoj tërmete dhe të kërkoj llogari pse nuk po marrim masa, një ditë duke sharë Spirapalin si gratë e lagjes, një ditë duke shkruar kujtime për “Reformën në Drejtësi” që i lë gjithmonë në mes, një ditë duke sulmuar Taulant Ballën për gjëra që do të publikohen në të ardhmen, sipas tij, etj.

Në një farë mënyre Edi Rama po përdor daljen nga skena të Berishës, i cili nuk bën dot rolin e kryeopozitarit, pasi Luli I ka dhjerë karrigen, dhe po përdor figurën e Metës për ta forcuar si kryeopozitar.

Dhe nuk po lë gjë pa bërë, për tu dukur se kundërshtari i tij është Ilir Meta.

Për fat të tij, Ilir Meta e ka marrë me po aq qejf. Aq me qejf sa kam frikë se edhe kur ta shkarkoj, nga President, do ta ketë mbaruar terapinë e të mbushurit mendjes, se ai është alternativë opozitare në vend.

Ky natyrisht është një lajm i mirë për Edi Ramën por jo për shoqërinë. E vetmja opozitë që po fabrikon Edi Rama është Ilir Meta, se një I tillë I duhet. Po është mirë që shoqëria të bëj opozitën e saj.

kryeopozitar Mero Baze
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Një sondazh për sharësit revolucionarë antiturizëm

11:34 / July 22, 2026

Kur mendimi opozitar “merr malet”

22:35 / July 21, 2026

Rinovimi i PD, si protesta e flamingove

21:33 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.