Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Vetëdorëzohet në polici nëndrejtori i Kadastrës. Përgjimet ‘fundosën’ numrin dy të PS-së në Durrës

12:22 / August 13, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Arben Isaku
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dorëzohet në polici pas disa ditësh që ishte shpallur në kërkim nga policia, numri dy i PS-së së Durresit, Arben Isaku.“Panorama” mëson se në polici është dorëzuar shtetasi Arben Isaku, i cili aktualisht mban detyrën e zv.drejtorit të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Durrës dhe atë të kryetarit të këshilltarëve të PS në Bashkinë Durrës, e cila tashmë drejtohet nga Valbona Sako, si edhe njeheresh sekretar i përgjithshëm i degës së PS në qytetin bregdetar.Ai u shpall ne kerkim te shtunen, me akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës. Bashke me te, u vetedorezua ne polici edhe ekonomisti, shtetasi Redi. K, 27 vjec.Përgjimet qe e “fundosen” Isaku është mbajtur për disa muaj në përgjim, nga ku ka rezultuar se në cilësinë e drejtorit të ALUIZNI-t në Durrës ka legalizuar me tituj pronësie dy persona, të cilët kanë paraqitur dokumente të falsifikuara.

Bëhet fjalë për dy truaj në zonën e plazhit në Durrës, përkatësisht 123 metra katrorë dhe 500 metra katrorë, që janë përfituar nga dy të rinj, një nga Durrësi dhe tjetri nga Berati, në dëm të pronarit të vërtetë të tokës. Njëri prej bashkëpunëtorëve të Isakut, R.K., 27 vjeç, banues në Durrës, me detyrë ekonomist pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, është ndaluar, ndërkohë është shpallur në kërkim F.R., 28 vjeç, banues në Durrës, me detyrë specialist në këtë institucion.

lg.php?bannerid=814&campaignid=608&zoneid=615&loc=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2Flajm i fundit ishte shpallur ne kerkim dorezohet ne polici nendrejtori i kadastres pergjimet fundosen numrin dy te ps se ne durres%2F&referer=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com

“Pas një hetimi disamujor, në kuadër të goditjes së veprave penale kundër evazionit fiskal në zonat turistike, është ndaluar një shtetas dhe janë shpallur në kërkim dy të tjerë, të cilët kanë pajisur me leje legalizimi, duke u falsifikuar dokumentet, dy shtetas për një sipërfaqe 123 metra katrorë dhe truall 500 metra katrorë në zonën e plazhit. Është ndaluar shtetasi R.K., 27 vjeç, banues në Durrës, me detyrë ekonomist pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës-Durrës.

Janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve A.I., 42 vjeç, banues në Durrës, me detyrë zv/drejtor pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Durrës; F.R., 28 vjeç, banues në Durrës, me detyrë specialist pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Durrës. Tre shtetasit e mësipërm janë proceduar për veprat penale ‘Korrupsioni pasiv nga persona që ushtrojnë funksione publike’, ‘Shpërdorimi i detyrës’ dhe ‘Falsifikimi i dokumenteve’”, njoftoi policia ne komunikaten e dites se shtune.

Tre zyrtarët ishin mbajtur në vëzhgim dhe në përgjim telefonik dhe ambiental nga ana e specialistëve të Krimit Ekonomik pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës për disa muaj me radhë.

Arben Isaku
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Chay Bowes postoi fotot e protestës në Tiranë, Rama: Klloun i propagandës ruse, sot u sanksionua nga BE

21:40 / November 16, 2026

Rama takon Metsolën në Bruksel, Presidentja e PE: Mund të mbështeteni te ne për anëtarësimin në BE

21:00 / November 16, 2026

Thaçi: Jam krenar që kam qenë ushtar i UÇK-së, ajo uniformë është nder dhe krenari

20:40 / November 16, 2026

Dëmet pas protestave në Tiranë, Drejtoria e Tatimeve: Vijon procesi i aplikimit nga bizneset e prekura në platformën “Dëmi im”

20:00 / November 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.