Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Deklarimet / Mediu mbledh 26 mijë euro për një vit, Dule merr kredi për të studiuar

09:56 / August 14, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mediu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Aleatët e Lulzim Bashës janë të zhytur në kredi për shtëpitë dhe arsimim. Fatmir Mediu, kryetari i PR, gjatë 2018 ka arritur të mbledhë rreth 26 mijë euro.

Sipas formularit të deklarimit të pasurive, të ardhurat e tij vijnë nga interesat bankare, paga si deputet, si dhe shitja e një automjeti me vlerën 7 mijë eurove.

Mediu ka paguar gjatë vitit të shkuar 2400 euro për kredinë, ndërsa i ka mbetur për të shlyer edhe 18 mijë euro.

Ndërsa aletati tjetër i opozitës së bashkuar, Nard Ndoka, ka arritur të mbyllë kredinë e marrë në 2016 me vlerë 16 500 euro, por ka edhe një hua të marrë në të njëjtin vit prej 35 mijë eurosh që duhet ta shlyejë.

Por edhe pse në disa nga llogaritë e kreut të PDK-së gjatë 2018 kanë patur rënie me vlerë 2600 euro, të ardhurat vjetore të tij janë pothuajse dyfish më të larta se të Fatmir Mediut.

Paga si deputet dhe interesat bankare kanë çuar në portofolin e Vangjel Dules 26 mijë euro, por ka shpenzuar për të paguar edhe këstet e kredisë, për të cilën me këto ritme i duhen ende kohë për ta mbyllur pasi rezulton në vlerën e 10 500 eurove.

Edhe për të studiuar, aleati i Bashës ka marrë një kredi studimi nga një OJF britanike me vlerë 10 mijë euro.

I vetmi nga opozita e bashkuar që nuk i duhet të mendojë për këstet bankare është Dashamir Shehu, raporton Ora News.

Falë pronave, punës si deputet dhe mësidhënies, kreu i LZHK-së nuk e ka patur të nevojshme të marrë kredi për të mbyllur nevojat familjare. Gjatë 2018 ai ka arritur të mbledhë në buxhetin e tij 32 mijë euro.

Të ardhurat e aleatëve në euro

Fatmir Mediu 26 000

Vangjel Dule 26 300

Dashamir Shehi 32 000

Nard Ndoka 47 600

Vangjel Dule në 2018

Të ardhura- 26 300 euro

Detyrime

Kredi- 10 509 euro

Kredi studimi- 10 000 euro

Nard Ndoka në 2018

Të ardhura- 47 600 euro

Hua- 35 000 euro

Fatmir Mediu në 2018

Të ardhura- 26 000 euro

Kredi për të shlyer- 18 000 euro

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Horoskopi, 29 korrik 2026

08:11 / July 29, 2026

Arrestohet në Francë Ermal Beqiraj, i kërkuar nga SPAK për dosjen e AKSHI-t

21:25 / July 28, 2026

Celibashi kërkon rregulla të reja zgjedhore: Të ndahet qartë shteti nga partia në pushtet

21:07 / July 28, 2026

SPAK kontrolle në Bashkinë e Tiranës, BKH sekuestron dokumente

16:01 / July 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.