Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rusia bombardon në kufi me Poloninë/ Kërcënim ndaj NATO, ngrihen avionët luftarakë

10:54 / November 20, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ushtar 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Polonia po heton një shkelje të mundshme të hapësirës së saj ajrore nga objekte të paidentifikuara, pas raportimit për një shpërthim në lindje të vendit si pasojë e sulmit masiv të nisur nga Rusia drejt Ukrainës, ku në shënjestër ishte edhe qyteti Lviv.

Vendi anëtar i NATO-s kishte ngritur në ajër avionë ushtarakë dhe kishte intensifikuar monitorimin e hapësirës së saj ajrore, në përgjigje të aktivitetit raketor pranë kufijve perëndimorë të Ukrainës.

Sipas Komandës Operacionale të Forcave të Armatosura polake, incidenti ndodhi rreth orës 06:30 të mëngjesit, kur dyshohet se objekte të paidentifikuara mund të kenë hyrë në hapësirën ajrore të Polonisë. Ushtria bëri të ditur se po shqyrton të dhënat e radarëve dhe po verifikon raportimet për një përplasje të mundshme të një objekti në tokë. Banorët raportuan një shpërthim të fuqishëm pranë fshatit Chmielek. Në rrjetet sociale po qarkullon edhe një video, e cila duket se tregon një ndriçim të fortë në qiell, të ndjekur nga një shpërthim.

Megjithatë, ushtria polake nuk ka konfirmuar ende shkakun e shpërthimit dhe as nëse një objekt ka shkelur realisht hapësirën ajrore të vendit. Si masë paraprake, autoritetet rritën gatishmërinë e sistemit polak të mbrojtjes ajrore. Gjithashtu, aeroporti i Rzeszów (Zhehh – Shoof) pezulloi përkohësisht operacionet, për shkak të kërcënimit të mundshëm.

Më herët, në qytetin lindor të Lublinit u aktivizuan sirenat e alarmit, ndërsa banorët morën një njoftim emergjent nga Qendra Qeveritare e Sigurisë, ku paralajmëroheshin për një sulm të mundshëm ajror.

Sulmet e fundit ndaj Ukrainës këtë të premte lanë 5 persona të vrarë dhe dhjetëra të plagosur. 3 prej viktimave humbën jetën në Kiev, kryeqytetin e Ukrainës, atje ku Rusia shënjestroi tri ura. Raketat dhe dronët rusë goditën edhe qytetin perëndimor të Lvivit në Ukrainë.

bombardon kufi me polonine nato Rusia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Buxheti dhe paketa fiskale 2027 miratohen në Komisionin e Ligjeve, fonde shtesë për disa institucione

10:59 / November 20, 2026

Trump shkarkon drejtorin e sigurisë kibernetike në Shtëpinë e Bardhë, pas defekteve teknologjike në SHBA

10:22 / November 20, 2026

Prokuroria e Vlorës konfiskon 16 milionë euro pasuri te “Uji i Ftohtë”, përfituar me dokumente të falsifikuara

10:16 / November 20, 2026

Kuvendi i Kosovës miraton në parim buxhetin prej 4.27 miliardë eurosh për vitin 2027

10:13 / November 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.