Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Surprizon Komandanti i Forcës Detare: Minat në kanalin e Korfuzit u vendosën me kërkesë të Tiranës

11:03 / August 14, 201918 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mecollari
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Më 22 tetor 1946, katër anije luftarake (1 kryqëzor e 3 destrojerë) të ardhur nga Porti i Korfuzit, kalojnë kanalin e futen në ujërat tona territoriale, duke u afruar midis kepit të Varesë dhe kepit të Kasiopeas. Në afërsi të kepit të Varesë, dy destrojerë ranë në mina duke u dëmtuar në konstrukt e njerëz. Zyrtarisht, Shqipëria mbajti qëndrimin se mina janë vënë gjatë Luftës së Dytë Botërore nga gjermanët, për të penguar sulmin aleat kundër tyre e për të bllokuar hyrjen në Kanalin e Korfuzit. Ndërsa anglezët e ccuan në gjyq vendin tonë duke e akuzuar se ka minuar zonën.

Por përkundër qëndrimit zyrtar të shtetit tonë, Komandanti i Forcës Detare Artur Mecollari mendon minat jo vetëm në Gjirin e Satandës, por edhe në Gjirin e Spilesë, Gjirin e Vlorës dhe Gjirin e Durrësit u vendosën nga marina jugosllave, me kërkesë të Qeverisë së Tiranës, për të penguar një zbarkim të mundëhëm të aleatëve, si dhe kalimi i anijeve britanike me 22 tetor 1946 është bërë me një plan operacional të cilët britanikët nuk e paraqitën në gjyq dhe se ky kalim është miratuar nga Kryeministri Britanik Attlee më 30 korrik 1946 me propozimin e Lordit të Parë i Admiraliatit Britanik (Komandanti i Forcave Detare) A.V. Alexander të datës 25 korrik 1946.

Postimi i plotë:

Neser, me 15 gusht 2019, mbushen plot 74 vjet nga nje dite e madhe historike per Forcat Detare te Shqiperise. Me 15 gusht 1945, nen drejtimin e komandantit legjendar Kunderadmiral ABDI MATI, nisi rindertimi i Flotes Luftarae te Shqiperise te shkaterruar nga Lufta e Dyte Boterore. Ne kutim te kesaj dite historike, Kunderadmiral ABDI MATI dhe gjithe personelit te flotes, po postoj nje artikullin tim te paradisa viteve:

FLOTA LUFTARAKE DETARE GJATË LUFTËS SË FTOHTË

Botuar ne Gazeten USHTRIA me 19 dhjetor 2014 dhe Gazeten Tirana Observer me 23 janar 2015

Çlirimi i Shqipërisë më 29 nëntor 1944 e gjeti vendin plotësisht të shkatërruar dhe po ashtu edhe Marinën Luftarake. Më 29 nëntor 1944 Shqipëria e sapoçliruar nuk kishte asnjë mjet lundrues për të garantuar sigurinë minimale nga deti. Në shkurt 1945, kur Kapiteni i Parë Abdi Mati u titullua oficer marine i Ushtrisë Shqiptare, detyra e parë që mori ishte riorganizimi i Marinës Luftarake. Nga koha e luftës, në portet shqiptare kishin ngelur të mbytura dy motovedeta të Marinës Mbretërore të Klasit ELCO. Ato u nxorrën, u riparuan dhe u vunë në gadishmëri. Më 15 gusht 1945, këto motovedeta (me numër bordi MS-10 dhe MS-12),, si edhe motovedeta “Mujo Ulqinaku”, u rifutën në shërbim të Seksionit të Marinës, datë e cila shënon riorganizimin e Marinës Luftarake Shqiptare. 
Gati një vit më pas, më 22 tetor 1946 do të ndodhte Incidenti i Kanalit të Korfuzit. Gjatë këtij incidenti 45 marinar britanik humbën jetën, 42 të tjerë ngelën të plagosur, si dhe një kryqëzor dhe një destrojer u dëmtuan rëndë nga minat. Pavarësisht se Shqipëria nuk kishe kapacitete, Incidenti i Kanalit të Korfuzit kishte treguar se Shqipëria duhet të fillonte të krijonte flotën e saj ushtarake. 
Incidenti i Kanalit të Korfuzit u gjykua si çështja e parë në Gjykatën Ndërombëtare të Drejtësisë. Pala britanike u mundua të provonte që miniat i kishn vendosur jugosllavët me dijeni të palës shqiptare. Pas deshtimit të arratisjes së tre dëshmitarëve më 1 qershor 1947 me motovedetën “Mujo Ulqinaku”, britanikët paraqitën në gjyq dy jugosllav, por që nuk mundën ta provonin. Sot mbas rreth 70 viteve nga Incidenti dy fakte janë të qarta: 1) minat jo vetëm në Gjirin e Satandës, por edhe në Gjirin e Spilesë, Gjirin e Vlorës dhe Gjirin e Durrësit u vendosën nga marina jugosllave, me kërkesë të Qeverisë së Tiranës, për të penguar një zbarkim të mundëhëm të aleatëve, si dhe 2) kalimi i anijeve britanike me 22 tetor 1946 është bërë me një plan operacional të cilët britanikët nuk e paraqitën në gjyq dhe se ky kalim është miratuar nga Kryeministri Britanik Attlee më 30 korrik 1946 me propozimin e Lordit të Parë i Admiraliatit Britanik (Komandanti i Forcave Detare) A.V. Alexander të datës 25 korrik 1946.
Në vitin 1954 erdhën nga ish-Bashkimi Sovjetik skuadrilja e parë e katrave silurues, të cilat u pasuan në vitin 1957 dhe 1958 me pajisjen e Flotës Luftarake Detare me nëndetëse, dragamina, gjuajtësa kundërnëndetëses, anije polumbare dhe një numër anije ndihmuese. Mbas vitit 1957 Flota Luftarake Detare zotëronte kapacitete luftarake të krahasueshme me fqinjët tanë detare. Në vitett 1957-1958 Flota Luftarake Detare në bashkëpunim me Forcat Detare Greke organizoj një nga operacionet me të vështira, atë të pastrimit të Kanalit të Korfuzit. Minaheqëset shqiptare nën drejtimin e Kapitenit të Rangut të Parë Abdi Mati dhe ato greke ën drejtimin e Kapitenit të Rangut të Parë Lakonikas, zhvilluan një operacion masiv, i cili përfshiu gjithë pjesën veriore të Kanalit të Korfuzit duke e deklaruar atë të lirë për lundrim. Kanali i Korfuzit nuk kishte qënë i lirë për lundim për gati 10 vjet qysh nga Incidenti i Kanalit të Korfuzit më 22 tetor 1946. 
Në këto vite Baza e Pashalimanit u shndërrua në bazë të Traktatit të Varshavës me bazimin e 12 nëndetëseve të mesme taktike të klasit “Ëiskey 5”. Po në këtë periudhë sovjetikët filluan ndërtimin e bazës së raketave me rreze të mesme (1000 km) në Qafën e Ravenës, mbi Pashaliman, planifikuan ndërtimin e një baze ajrore në Fushën e Dukatit (pranë Pashalimanit) dhe të një baze nëndetësesh ne Liqenin e Butrintit. Vizita e pazakonëshme gati dy-javore e udhëheqësit sovjetik Hurshov në Shqipëri (25 maj-4 qershor 1959), duke vizituar Bazën e Pashalimanit dhe Liqenin e Butrintit ishte pjesë e këtij plani, por këto plane nuk u realizuan dot për shkak të prishjes së marrëdhënieve me BS. 
Me ardhjen e Hurshovit në krye të Partisë Komuniste Sovjetike nis një erë ndryshimesh jo vetëm në Bashkimin Sovjetik, por edhe tek drejtuesit e vendeve komuniste nën ndikimin sovjetik. Rritja e prezencër ushtarake sovjetie, sipas kapaciteteve të parashikuara, jo vetëm do të përqëndronte kërcënimin midis dy blloqeve në Shqipëri por do të dobësonte ndjeshëm rolin udhëheqës të Enver Hoxhës. Vizita e Hrushovit ishte pa dyshim këmbana e alarmit për eleminimin e Enver Hoxhës.
Duke shfrytëzuar disa konuktura brenda kampit komunist, qëndrimit të Hrushovit ndaj Stalinit, revizionimi i teorve dhe praktikave socialiste, çështja e lidershpit në kampin komunist (Hrushov vs Mao Ce Dun), Enver Hoxha mori një kthes të fortë, kthes që i shpëtoj lëkurën por që u pa si lëvizje pozitive nga perëndimi. Enver Hoha propagandoj tradhëtinë e idealeve komuniste nga udhëheqja e re sovjetke, por në fakt frika e pushtett të tij të ardhëshëm ishte arsyeja kryesore e prishjes së marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik. Pavarësisht nga arsyet e vërteta që shqetësonin Hoxhën, perëndimit iu bë një favor i jashtëzakonshëm duke shmangur kercënimin, sigurisë kombëtare po ashtu, dhe që do të legjitimohej përfundimisht në vitin 1968 me daljen e Shqipërisë nga Taktati i Varshavës. 
Pas ftohjes dhe më pas prishjes së marrëdhënieve me ish-Bashkimin Sovjetik, si në të gjithë vendin edhe për Flotën Luftarake Detare situata u përkeqësua. Prishja e marrëdhenieve me BS dha pasoja politike dhe ekonomike, por mbi të gjitha krijoj një tension, sidomos në Bazën Detare të Pashalimanit. Ngjarjet e vitit 1960-61 në në këtë bazë ushtarake ishin treguesi i tensionit midis dy vendeve. Oficerët, nënoficerët dhe detarët e Flotës Luftarake Detare treguan një heroizëm të jashtëzakonshëm, që më mirë se Ismail Kadare askush tjetër nuk mund ta pasqyronte në romani e tij “Dimri i Vetmisë së Madhe” dhe Piro Milkani dhe Kujtim Çashku në filmin “Ballë për ballë”. Simbolika e Nëndetëses 105 është heroizmi dhe patriotizimi i treguar nga efektivat e Flotës Luftarake në këtë konflikt të ftohtë. 
Vitet 1957-1961 kanë qënë vite të vështira për drejtimin e Flotës Luftarake Detare. Nga viti 1945 deri në vitin 1957 komandant i Seksionit të Marinës ka qënë Kapiten i Rangut të Parë Abdi Mati, një oficer detar me përvojë dhe i arsimuar në Akadminë Detare të Livornos, Itali. Mbas vitit 1957 në krye të Flotës u vendos një oficer artilier me profil poltik, gjeneralmajor Teme Seiko, i cili në mes të vitit 1960, regjimi i athershëm komunist e shpalli tradhëtar dhe u pushkatua. Në këtë periudhë barra e Flotës i ra përsëri kundëradmiral Abdi Matit, i cili në një periudhë disa mujore u emërua nga zëvendëskomandant i Flotës, komandant i Brigadës së Nëndetëseve dhe komandat i Flotës. Por në gusht të vitit 1960 në krye të Flotës u emërua përsëri një ushtarak jo detar me profil politik, Hito çako, i cili qëndroj deri në vitin 1961 dhe që më pas, në vitin 1974, edhe ai do të shpallej tradhëtar dhe u pushkatua. 
Viti 1961 shënon vitin kur Flota Luftarake u kthye në identitet e saj profesional. Komandant i Flotës u riemërua për herë të tretë Kundëradmirali Abdi Mati, post që do ta mbante për 12 vjet, deri në vitin 1973. Gjatë kësaj periudhe Flota Luftarake u përgatit dhe niveli profesional pati një hop cilësor për përdorimin e teknikës tashmë moderne. Në vitet 1974 Flota do të pajisej përsëri me mjete detare tashmë të ardhura nga Kina. Fuqia luftarake e Flotës Detare kishte arritur në nivelet më të larta, po kështu dhe profesionalizmi i personelit të saj. Akademia e Marinës e hapur në Shqipëri në vitin 1961 përgatititi brezat e parë të oficerëve që më pas morën drejtimin e Flotës. Pas daljes në lirim të kundëadmiral Matit drejtimin e Flotës Luftarake Detare e mori një brez oficerësh dhe komandantësh, të cilët do të ruanin me besnikëri trashëgiminë që kundëradmiral Mati kishte lënë. Komandantët e ardhshëm të Flotës Qamil Poda dhe Ndue Jaku, do të drejtonin Flotën me profesionalizëm, përgjegjëshmëri dhe integritet sa edhe kundëadmiral Mati. Po kështu në memorien historike të Flotës janë gdhëndur oficerë drejtues të shquar si, Mark Plani, Azis Hasa , Xhemal Shani, Shefqt Pinari, Aleko Pojani, Dashamir Oheri, Petrit Myftiu, Tasim Meçe, Zisi Anastasi, Muharrem Kuçana, Beqir Gërbi, etj, dhe një brez i tërë oficerësh të edukuar në Akademinë e Detarisë në Vlorë, si Fitim Halili, Çapajev Smotkthina, Robert Bali, Piro Kuçi, Vladimit Beja, Çapajev File, Ylli Lika, Nikola Tole, Bilbil Aliaj, Kudret Çela, Petrit Baduni, Mithat Islami, Bashkim Kryeziu, etj.
Fundi i viteve 60-të dhe fillimi i viteve 70-të shënojnë përmirësimin e ndjeshëm të sistemit logjistik të Flotës Luftarake. Në këtë periudhë u punua për përhapjen e strukturave të Flotës përgjatë gjithë bregdetit të Shqipërisë. Pavarësishtë autonomisë së mjeftueshme që kishin anijet, u ndërtuan bazat detare të Kepit të Palit, Shëngjinit, Sarandës dhe më vonë Palermos. në këtë Periudhë u krijua Baza Ushtarake Detare si njësi taktiko-operative dhe sistemi dhe mbështetja logjistike pati përmirësime të ndjeshme. Mbas vitit 1960 u krijua edhe Kantieri Detar i Pashalmanit, i cili ishte në gjendje të riparonte të gjitha anijet e Flotës.
Fillimi i firmosjes në Montego Bay të Xhamajkës të Konventës së OKB-së mbi të Drejtën e Detit në 10 dhjetor 1982, krijoj një situatë tjetër konflktuale midis Shqipërisë dhe të drejtës ndërkombëtare. Shqipëria pavarësisht se kishe qënë pjesë e negocimit të Konventës për 13 vjet nuk e firmosi atë. Gjatë periudhës së negocimit, Shqipëra kishte shpallur gjerësinë e detit territorial 15 milje detare, në kundërshtim me këtë Konventë. Në janar 1983 Flota Luftarake Detare, kur komandant ishte Ndue Jaku, i propozoj Qeverisë së Shqipërisë ndryshimet e nevojshme në legjislacionin e kufirit detar dhe përputhjen me konventën. Propozimi nuk u mor në konsideratë. Në shtatë vitet e ardhëshme Shqipëria të hynte në një kundërshti diplomatike me SHBA dhe Flota Luftarake Detare të angazhohej kundër operacioneve deklaruese të Forcave Detare të SHBA. Midis viteve 1984-1989 anijet ushtarake të SHBA hynin në ujrat territoriale të Shqiprisë, për të demonstruar palgjëshmërinë e gjerësisë së tyre prej 15 milje detare. Por kjo do të ishte edhe e fundit e kësaj periudhe, pasi në fund të viteve 90-të gjërat do të ndryshonin, ligji për kufirin detar do të ndryshonte dhe kundërshtarët do të bëheshin partnerë tashmë.
Lufta e Ftohtë në fakt ka qënë shumë e nxehtë. E tillë ka qënë edhe për Flotën tonë Luftarake Detare. Historia e saj ka qënë një angazhim konstante me kundërshtarët e atëhershëm. Kundërshtarët janë produkt i politikës, kurse për ushtarakët angazhimi është thjesht profesioni i tyre. Për fat të mirë pjesa më e madhe e kundërshtarët e atëhershëm sot janë partnerët tanë, anëtar të të njëtës aleancë ushtarake, NATO-s. Por, periudha e Luftës ë Ftohtë, përtej motiveve dhe arsyeve politike, demonstroj patriotizmin, profesionalizmin dhe përgjegjshmërinë e gjithë personelit të Flotës Luftarake Detare si dhe drejtuesëve të saj. 
Mbas vitit 1991 Shqipëria pësoi ndryshime të rëndësishme pozitive, ndryshime që u pasqyruan edhe në Flotëm Luftarake Detare, e cila nga një Flotë me karakteristika tradicionale mbrojtëse u transformua gradualisht në një instrument të sigurisë kombëtare. Viti 1997 ishte i rëndë për Flotës Shqiptare, ashtu sikurse për gjithë Shqipërinë dhe shqiptrët. Anijet e Flotës përsuan dëmtime shumë serioze, por sidomos infrastruktura në tokë. Personeli i Forcës Detare punoj me shumë përkushtim dhe në pak vite Flota u ringrit. Kjo falë edhe ndihmës së pakursyer të partnerëve tani SHBA, Italisë, Turqisë, etj.
Në mjedisin e ri sigurisë kombëtare të krijuar, Forca Detare morri në vitin 2002 edhe misionin e Rojes Bregetare. Kjo i dha Forcës Detare një fizionomi të re si instrument i ushtrimit të sovranitetit dhe mbështetjes së interesave kombëtare. mbas viteve 2007 Forca Detare hyri në një proçes modernizimi nëpërmet ndërtimit të një sistemi të vëzhgimit detar modern, prodhimin e katër anijeve të Klasit Iliria, ndërtimit dhe funksionimit të të QNOD-së, dhe mbi të gjiha edukimit të në brezi oficerësh dhe detarës profesionist, të devotshëm dhe përkushtuar. Mjediti i pritshëm i sigurisë kombëtare, por edhe rajonale detare kërkon një vizion të ri për Forcat Detare: projektimin e kapaciteteve të mjaftueshme për të përballur kërcënimet e së ardhmes ndaj interesave kombëtare detare në zgjerim. 
Kundëradmiral Abdi Mati, strategu ushtarak që projektoj fuqinë detare të Shqipërisë
Emri i Abdi Matit është i lidhur me zhvillimet më të vrullshme jo vetëm të riorganizimit, por edhe të modernizimit të Flotës Luftarake Detare të Shqipërisë. Kundëradmiral Abdi Mati ka lënë një trashëgimi të jashtëzakonshme, më shumë se kushdo tjetër në periudhën gati tetëdhjetë vjeçare të marinës moderne shqiptare. Ai do ta shoqëronte Flotën Lufarake Shqiptare nga 15 gushti i vitit 1945, datë që njihet edhe si dita e riorganizimit të marinës deri në vitin 1975, periudhë gjatë së cilës në pjesën më të madhe ka mbajtur detyrën e Komandantit të saj. 
Kundëradmiral Abdi Mati është strategu ushtarak i cili projektoj fuqinë detare të Shqipërisë. Ai në shkurt të vitit 1945, kur u titullua oficeri me i lartë i Marinës, nuk kishte në dispozicion asnjë mjet lundrues. Në 30 vite që shërbeu në Flotën Luftarake Kundëadmiral Mati për 25 vjet ishte komandant i saj. Kur Kundëadmiral Mati doli në pension në vitin 1975, Flota Luftarake kishte mbi 100 anije, ndër të cilat katër nëndetëse, 10 gjuajtësa detarë mi 40 karta silurues, tetë minahqëse, polumbare, dhe në numër anije ndihmuese. Flota Luftarake Shqiptare në këtë periudhë edhe pse operonte e izoluar, nuk ishte e neglizhueshme nga fqinjët tanë detarë, por përkundrazi e krahasueshme.
Abdi Mati u lind më 23 dhjetor 1919 në Fullqet të Matit. Shkollën e mesme e kreu në Kolegjin Ushtarak të Romës (1936-1939). Në vitin 1942 u diplomua në Akademinë Mbretërore Detare të Livornos, Itali. Si oficer i Marinës Mbretërore, Abdi Mati shërbeu në Anijen “Amerigo Vespuci” si dhe më pas në Kryqëzorin “Cadorna”. Në shkurt të vitit 1943 Lejtnant Abdi Mati largohet nga shërbimi në Marinën Mbretërore Italiane dhe kthehet në Shqipëri. Në qershor 1943 Abdi Mati doli partizan, fillimisht në zonën e Pezës, dhe më pas në detyra të rëndësishme në Peqin, Komandant i Batalionit të Tretë të Brigades se Tretë Partizane të Ushtrisë Nacional Çlirimtare dhe në seksionin operativ të Korpoarmatës së Parë.
Mbas çlirimir Abdi Mati ishte nga të paktët oficera marine në Shqipëri. Riorganizimi i shërbimit të marinës ka qënë natyrisht një nga misionet më të veshtira të tij. Ai u titullua oficer i marinës shqiptare në shkurt 1945 me gradën Kapiten i Parë dhe 8 korrik 1959 Abdi Mati me Dekret të Kuvendit Popullor u gradoua Kundëradmiral. Në 30 vitet në drejtim të Flotës Luftarake të Shqipërisë Kundëradmiral Abdi Mati ka lënë një trashëgimi shumë të pasur. Ai edukoj dhe sterviti një brez të tërë drejtuesish të Flotës, të cilët do të me arritjet e mëpasëshme do të bënin që trashëgimia e Kundëradmiral Abdi Mati të ngelej e pavdekshme. Me emrin e Kundëradmiral Abdi Mati janë të lidhura shumë ngjarje të rëndësishme në historinë e Flotës Shqiptare. Ai është riorganizuesi i Marinës Shqiptare, bashkëdrejtuesi i operacionit të përbashkët me Flotën Greke për çminimin e Kanalit të Korfuzit në vitin 1957-1958, vizionari i Flotës moderne Shqiptare që nisi të ngrihej mbas vitit 1954, Krijuesi i Akademisë së Detarisë, komndanti por edhe modeli i oficerit detar, por mbi të gjitha ai ishte strategu që projektij fuqinë detare të Shqipërisë.
Tek Kundëradmiral Abdi Mati ishin të ndërthurura personaliteti i një ushtaraku profesionist dhe të dedikuar, drejtuesi vizionar dhe me autoritet, njeriut të dashur dhe patriot, por edhe një prindi të përkushtuar. Kundëradmiral Abdi Mati me trashëgiminë e tij përfaqësonë vlerat më të mira të një ushtaraku dhe detari, për të cilat brezat do të kenë nevoj. Kundëradmiral Abdi Mati është padiskutim ushtaraku dhe detari model për çdo oficerë, nënoficer dhe detar të Forcës Detare. Ai është vetë trashëgimia që vazhdon të frmëzoj ende personelin Forcës Detare. 
Spira Kote, detari që nuk shkeli betimin ushtarak ….. 
Më 1 qershor 1947, motovedeta e Marinës Shqiptare ”Mujo Ulqinaku” u rrëmbye nga kapteri Vlash Bushi dhe marinarët Xhemal Kërniqi dhe Enver Kruçi. Në anije atë ditë gjendej me shërbim detari Spiro Kote, të cilin rrëmbyesit e gënjyen dhe e morën me vete. Detari Spiro Kote bëri të mundur kthimin e Motovedetës ”Mujo Ulqinaku” përsëri në Durrës, duke eleminuar tre rrëmbyesit. Ky përfaqëson një akt heroik të “Heroit të Popullit” Spiro Kote dhe që lidhet drejtëpërsëdrejti me gjyqin që po zhvillohej në Hagë, për Incidentin e Kanalit te Korfuzit të ndodhur më 22 tetor 1946. 
Të kuptosh çfarë ndodhi më 1 qershor 1947, duhet të njohësh Incidentin e Kanalit të Korfuzit, si dhe kthesën që do të merrte gjyqi, nëse nuk do të kishte ndodhur akt heroik i Spiro Kotes. Britaniket nuk arriten të provonin në Gjyqin e Hagës që Shqiperia kishte vendosur minat dhe as që Jugosllavia i kishte vendosur me kërkesën e Shqipërisë. Sipas versionit zytar tre personat që rrembyen motovedeten ”Mujo Ulqinaku” do të dëshmonin në gjyq se minat ishin vendosur me kërkesë të qeverisë së Shqipërisë. Dështimi i rrëmbimit të motovedetës “Mujo Ulqinaku” dhe rrjedhimisht e dëshmisë së marinarëve shqiptarë i detyroi britanikët të shikojnë të njëjtën mundësi në Jugosllavi.
Po atë vit, në tetor 1947, nga Jugosllavia “me vullnetin e tyre” janë arratisur dy oficerë jugosllavë, një i marinës luftarake, Karel Kovaçiç dhe një i marinës tregetare, Zhivan Pavlov, të cilët dëshmuan në Gjyqin e Hagës në favor të akuzës britanike, se minat i kishte vendosur Jugosllavia me kërkesën e Shqipërisë. Dëshmitë e tyre nuk u provuan në procesin gjyqësor. 
Sot, mbas 65 vitesh, ka shumë prova që fajësojnë Britaninë e Madhe për Incidentin e Kanalit të Korfuzit, ashtu sikurse mund të pranohet që minat i vendosën jugosllavët me kërkesën e qeverisë së Shqipërisë. Por, tashmë fakti që minat janë vendosur nga Shqipëria nuk provon fajin, pasi shpërthimi i tyre ka ndodhur në detin e brendshëm të Shqipërisë, kalimi i anijeve britanike është bërë me miratim të Kryeministrit Britanik Attlee duke dhunuar sovranitetin e Shqipërisë. Pavarsisht se britanikët asnjëherë nuk kanë mohuar përfshirjen e tyre në rrëmbimin e motovedetës “Mujo Ulqinaku, faktet tregojnë se ata kishin arsye për organizonin si të rrëmbimit të motovedetës ”Mujo Ulqinaku” edhe të arratisjes së dy oficereve jugosllav. 
Historia e rrëmbimit të motovedëtës ”Mujo Ulqinaku” kishte vetëm një dëshmitar, ai ishte i rrembyeri detari Spiro Kote, i cili për vetë natyrën e tij ishte fjalëpak. Historia e Spiro Kotes deri me 1 qershir 1947 ishte historia e një të panjohuri. Rastësia dhe rrethanat e sollën që brenda katër orëve ai të kthehet në një hero, peshën e së cilës do ta kishte të vështirë ta mbante kushdo. Për moshën dhe historinë e tij deri më 1 qershor 1947, personalisht jam i bindur se atë çfarë beri Spiro Kotja nuk e bëri për idealet e komunizmit. Mosha, natyra, eksperienca politike dhe edukimi i tij e kushtëzonin atë për akte me motive të tilla. Por, nuk duhet të harrojmë se Spirua kishte bërë edhe një betim ushtarak, që natyrisht ai e përmbushi. Spiro Kotja nuk u vlerësua vetëm për motivet e aktit te tij. Ai u vlerësua me titullin më të lartë “Hero i Popullit” edhe për atë çfarë parandaloi në rrjedhën e Gjyqit për Incidentin e Kanalit të Korfuzit. Shqipëria e humbi gjyqin dhe u shpall fajtore, por sot mbas mëse 60 vitesh nën dritën e fakteve të reja, vendimi i Gjykatës së Hagës lidhur me këtë ngjarje është vënë në diskutim. Ky fakt bën që edhe akti heroik i Spiro Kotes merr një dimension të ri, për të cilin shqiptaret kanë arsye të krenohen.
/ tirananews.al

111111

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Horoskopi, 29 korrik 2026

08:11 / July 29, 2026

Arrestohet në Francë Ermal Beqiraj, i kërkuar nga SPAK për dosjen e AKSHI-t

21:25 / July 28, 2026

Celibashi kërkon rregulla të reja zgjedhore: Të ndahet qartë shteti nga partia në pushtet

21:07 / July 28, 2026

SPAK kontrolle në Bashkinë e Tiranës, BKH sekuestron dokumente

16:01 / July 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.