Kostandin Xhuvani, i cili ndodhet në burg për vrasjen e katër personave në një klub nate në zonën e rrugës së Elbasanit, ka kërkuar leje për të marrë pjesë në varrimin e babait të tij.
Pas një sëmundjeje të rëndë, Xhuvani ndërroi jetë sot në një spital në Romë.
Gjergj Xhuvani njihej si regjisor, skenarist, producent shqiptar. Ai lindi në vitin 1963 në Tiranë. Në vitin 1986 diplomoi në Akademin e Arteve në Tiranë dega Artet dramatike.
Që nga viti 1986 deri në vitin 1990, ai punoi si asistent regjisor në shumë filma dhe në vitin 1991 realizoi filmin e tij të parë “Bardhë e zi”.
