Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Doracaj: Të punohet dhe në fundjavë për kartat e identitetit

22:37 / January 11, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
karta identiteti 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Skadimi i afatit të kartave të identitetit dhe pasaportave biometrike këtë janar ka sjellë radhë të gjata para njësisë numër 3 dhe 4 në Tiranë. Qytetarë të shumtë i janë drejtuar zyrave të gjendjes civile për të rinovuar kartat e identitetit dhe pasaportat ndërkohë  zyrat e Gjendjes Civile pritet të punojnë jashtë orarit për të përballuar fluksin.  Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile, Bledi Doracaj, në një prononcim tha se po punohet për të përballuar fluksin dhe këshilloi qytetarët që të paraqiten në këto zyra me kuponin e blerë tek posta shqiptare dhe me dokumentin e vjetër identifikues. Doracaj tha se qytetarët që nuk do të rinovojnë kartën nuk do të marrin asnjë shërbim në zyrat e shtetit.

“Për shkak të komunikimit dhe skadimit të kartave dhe pasaportave ka një fluks të shtuar të radhëve tek zyrat e Gjendjes Civile. Punonjësit e Aleat dhe Gjendjes Civile do të jenë në punë  edhe nesër. fluks ka kryesisht në bashkitë e mëdha, do punojmë jashtë orarit dhe në ditët e pushimit. Fluksi është në rritje edhe për shkak të sensibilitetit. Të gjithë qytetarëve që iu skadon karta nuk mund të marrin asnjë shërbim në zyrat e shtetit. Ndjesë dhe faleminderit të gjithë qytetarëve që iu përgjigjën thirrjes sonë. Do ofrojmë kushte më të mira, do shtohen 80 sportele në të gjithë Shqipërinë. Çdo qytetar duhet të ketë me vete kuponin që blen tek Posta Shqiptare dhe dokumentin e vjetër të identifikimit”, deklaroi Bledi Doracaj, drejtori i Gjendjes Civile

fundjave
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U dënua nga GJKKO me 1 vit burg, policia e Durrësit ekzekuton vendimin për ish-kryebashkiakun e Rrogozhinës

11:09 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

Mbahet seanca e radhës në GJKKO për aferën Partizani, Malltezi sulmon prokurorët

11:55 / February 9, 2026

I kërkoi 100 mijë euro 26-vjeçares që të mos i publikonte videot intime, pranga 37-vjeçarit nga Kosova

11:39 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.