Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Zgjedhja e Editorit

Zbulohen dokumentet / Si mashtroi për disa muaj ish-kryebashkiaku i Matit banorët se nuk kishte dhënë leje për ndërtimin e HEC-it

16:38 / August 15, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-drejtuesit e bashkisë Mat mashtruan për muaj me radhë banorët e fshatrave Gjoçaj se nuk kishin dhënë leje për ndërtimin e HEC-it Zajs-Zallë Gjoçaj.

Ndonëse firmën për lejimin e ndërtimit të këtij HEC-i e kishin dhënë që në tetor 2018, publikisht deklaronin se ishin në mbështetje të banorëve të kësaj zone për të mos cenuar rrjedhën e lumit Flim.

Kryeplaku i këtij fshati, Adem Gjokola iu drejtua Bashkisë Mat, Ministrisë së Infrastrukturës dhe asaj të Mjedisit, duke kërkuar anulimin e këtij konçesioni që shkakton dëme serioze për qindra banorë të zonës së Derjanit e Rukajve. Banorët e shqetësuar protestuan në Burrel e Tiranë, por nuk morën një përgjigje. U organizuan dëgjesa me përfaqësues të fshatrave dhe u ra dakord që bisedimet të vijonin. Por, atëherë kur banorët shpresonin se shqetësimi i tyre mund të hynte në rrugën e zgjidhjes, është zbardhur e vërteta e cila është krejt ndryshe nga sa ish drejtuesit e Bashkisë Mat deklaronin publikisht.

Vetëm pak ditë para largimit nga detyra, ish-kryebashkiaku i Matit, Nezir Rizvani, ka pranuar se ka miratuar një leje të tillë dhe madje ka marrë edhe lekët nga taksa në infrastrukturë, ndërkohë që banorët e këtij fshati jo vetëm që nuk kanë përfituar asnjë investim, por pritet që t’u dëmtohet edhe mjedisi.  Në letrën dërguar Kryesisë së fshatit Gjoçaj në korrik, pak para largimit nga detyra, ish-kryebashkiaku i zgjedhur nga PD konfirmon se ka dhënë pëlqimin për ndërtimin e një HEC-i, investim që pritet të cenojë rrjedhën e lumit Flim. /tirananews.al



  • 280bea91 d4a7 4e9c a818 8b2d05a213ab 1
  • mat

HEC-it Zajs-Zallë Gjoçaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025

Plani i Donald Trump për paqes në Gaza, reagojnë vendet e BE: Hamas ta pranojë

09:55 / September 30, 2025

Shqipëria bën hapin e parë drejt eliminimit të pajisjeve matëse me përmbajtje mërkuri nga institucionet shëndetësore

20:37 / September 19, 2024
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.