Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

La gruan të vdesë natën e parë të martesës, arrestohet shqiptari i dënuar

19:51 / August 16, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
antigona
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Është arrestuar në Aeroportin e Prishtinës, Hilmi Zena, ish-bashkëshorti i Antigona Morinës, i dënuar për vdekjen tragjike për shkak të hemorragjisë që kishte pasur nga organet gjenitale, mbrëmjen e parë të martesës. Zena ishte i dënuar me dy vite burgim për moskryerje të obligimeve familjare.

Burime të “Reporteri.net”, tregojnë se Zena u arrestua në aeroport gjatë kthimit në Kosovë, duke u dërguar në qendrën e vuajtjes së dënimit.

Ai u largua nga Kosova, pasi Gjykata e Apelit në qershor të këtij viti, vërtetoi dënimin me dy vite burgim për vdekjen e ish-gruas.

Antigona Morina vdiq në korrik të vitit 2011, tre ditë pasi ishte martuar me Hilmi Zenën – të dy nga Rahoveci.

Vdekja tragjike e saj erdhi si pasojë e gjakderdhjes së vazhdueshme që kishte pasur nga organet gjenitale, të shkaktuara nga nata e parë e martesës.

Prindërit e viktimës, qysh prej kur ka ndodhur rasti, e kishin akuzuar ish-dhëndrin se ua mbyti të bijën duke mos i ofruar për tre ditë ndihmë mjekësore, përkundër hemorragjisë.

Zena me të vërtetë kishte vepruar ashtu. Ai në vend të ofrimit të ndihmës mjekësore, ish-gruan e kishte dërguar për shërim tek shehu, shkruan Reporteri.net.

Himi Zena ishte shpallur një herë i pafajshëm nga dega në Rahovec e Gjykatës Themelore të Gjakovës. Por, tetë vite më vonë, pasi rasti ishte bërë medial, Gjykata e Apelit e kishte kthyer në rigjykim rastin.

E njëjta gjykatë që e kishte liruar Zenën, e dënoi atë me dy vite burgim për moskryerje të obligimeve familjare. Vendim i cili u vërtetua me pas edhe nga Apeli.

Familjarët e Antigona Morinës, sikurse edhe organizatat që mbrojnë të drejtat e grave dhe një pjesë tjetër e shoqërisë civile, vendimin e gjykatave e kishin cilësuar si tejet të ulët.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha rimerr flamurin antiamerikan/ Bislimi: Berisha e Kurti përfaqësojnë frymën lindore, populli po ndahet prej tyre

21:08 / July 29, 2026

Instituti për Krimet publikon listën paraprake të 13 227 viktimave të luftës në Kosovë

21:00 / July 29, 2026

Ministri i Punëve të Brendshme Lamallari mbledh prefektët: Siguria, sezoni turistik dhe zjarret në fokus, kërkon më shumë koordinim dhe prani në terren

20:48 / July 29, 2026

Rama publikon raportin e AMA për mbulimin mediatik të partive politike: Fakte kokëforta, Shqipëria s’ka lidhje me autokracitë apo kinse regjimet

20:42 / July 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.