Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kishte marrë dokumentet amerikane, skela i ndërpreu në mes ëndrrën Ergys Brahimajt

08:15 / August 19, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1566159045 brahimah
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një ëndërr e ndërprerë në mes, në mënyrën më të keqe të saj.

Ergys Brahimaj, një nga punëtorët që humbi jetën nga shembja e skelës, kishte marrë dokumentet amerikane dhe shumë shpejt, së bashku me motrën e cila punonte doktoreshë, do t’iu bashkoheshin prindërve që jetonin në “tokën e premtuar”.

Nuk kishte nevojë për para, siç shprehen të afërmit e tij, por punonte sepse nuk donte që të “varej ekonomikisht” nga prindërit.

Ata që e njihnin e përshkruajnë kështu: Ergys Brahimaj, është rasti i rrallë i një të riu shqiptar që ia vlen të merret shembull.

Ishte djalë i një familje të nderuar dhe respektuar në Gramsh. Prindërit e rritën dhe edukuan me vlerat më të mira dhe nuk u zhgënjyen kurrë nga ai. Ishte një djalë me të gjitha virtytet pozitive në kuptimin e gjërë të fjalës. I dashur, i zgjuar, punëtor, i respektuar dhe kudo që ishte reflektonte pozitivitet.

Nuk i përtonte kurrë punës. Për atë çdo punë ishte art. Edhe pse nuk ishte keq ekonomikisht, të afërmit tregojnë se gjithnjë ai shprehej se “do ta nxjerr vetë lekun”. Asnjëherë nuk ishte bërë barrë e familjes. Ishte një njeri me dinjitet. Ergysi ishte djali i vetëm i familjes Brahimi. Ishte i pamartuar. Prindërit dhe një motër jetojnë në Amerikë. Ndërsa ai dhe një motër tjetër me profesion doktoreshë jetonin në Shqipëri.

Të dy u kishin dalë letrat për në Amerikë dhe ndoshta shumë shpejt do të niseshin për atje. E pritën me gëzim këtë lajm. Por nuk ishte e thënë. Zoti duket se i do pranë njerëzit e mirë. Ai shkoi atje për të qenë pranë Tij në përjetësi…. Nëse i hedh një sy profilit të tij në facebook në cover ka vendosur shprehjen me domethënien e madhe “Unë jam me ju gjithmonë, madje deri në fund të botës”. Ergys Brahimaj u përcoll sot për në banesën e fundit. Ishte një ceremoni madhështore që rrallë është parë në Gramsh. Qyteti sot ishte i pikëlluar sepse humbi një nga djemtë e tij më të mirë, Ergysin i cili mbetet një shembull frymëzimi për mijëra të tjerë.

U prehsh në paqe djali shembullor i Gramshit!

Ergys Brahimaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Fundjavë përvëluese në Shqipëri, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile paralajmëron temperatura deri në 39.5°C dhe rrezik të lartë zjarresh

21:17 / July 29, 2026

Berisha rimerr flamurin antiamerikan/ Bislimi: Berisha e Kurti përfaqësojnë frymën lindore, populli po ndahet prej tyre

21:08 / July 29, 2026

Instituti për Krimet publikon listën paraprake të 13 227 viktimave të luftës në Kosovë

21:00 / July 29, 2026

Ministri i Punëve të Brendshme Lamallari mbledh prefektët: Siguria, sezoni turistik dhe zjarret në fokus, kërkon më shumë koordinim dhe prani në terren

20:48 / July 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.