Shumë njerëz e kanë të vështirë gjetjen e energjisë dhe motivimit herët në mëgjes.
Kur sapo afron ora e zgjimit për në punë, për një moment mendon të lësh gjithçka e të flesh sërish.
Mirëpo, kjo sigurisht që nuk mund të ndodhë.
Ndodhur në këto kushte, për t’ju lehtësuar sadopak këtë proces, po ju sjellim këto këshilla:
-Fillojeni ditën me dush të freskët dhe një mëngjes të shijshëm.
Mënyra më e mirë për të nisur ditën me energji është një dush i freskët. I shoqëruar me një mëngjes të shijshëm është mënyra më perfekte e një ditë aktive.
-Kërkoni pasionin.
Kërkimi i pasionit tek vetja çdo ditë mund të kthehet në inspirim për të nisur ditën. Vendosini vetes qëllime për t’u përmbushur.
-Vendoseni alarmin në këndin tjetër të dhomës tuaj.
Vendosja e alarmit në këndin tjetër të dhomës, do t’ju bëjë të mendoni se duhet të zgjoheni edhe pa rënë alarmi. Është një mënyrë e mirë.
-Sigurohuni të depërtojë drita në orët e para të mëngjesit dhe shmangeni atë gjatë natës.
Nëse e shmangni dritën gjatë natës do të bëni një gjumë të qetë. Derërtimi i saj në mëngjes, do të thotë që ka ardhur koha të ngriheni.
