Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Dokumentet që ju duhen për regjistrimin e fëmijëve në shkollat e Tiranës

15:19 / August 20, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shkolla bashkia tirane erion veliaj 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Zyrën Vendore Arsimore Tiranë ka shumë punë këto ditë gushti. Kryesisht janë njerëz që presin të kryejnë procedurat për fëmijët që janë rikthyer në atdhe pas emigrimit apo azilit, apo që duan t’i çojnë fëmijët e tyre të mësojnë jashtë.

Me ristrukturimin kjo Zyrë Vendore Arsimore mbulon gjithë institucionet arsimore të bashkisë së Tiranës, nga klasa e parë deri në të 12-n.

“Të gjitha institucionet arsimore nisin mësimin në 16 shtator, duke filluar nga arsimi bazë, gjimnazi, dhe arsimi profesional. Gjatë dy javëve të qershorit është bërë një regjistrim paraprak dhe rezulton që për këtë vit në Bashkinë e Tiranës janë rreth 7000 fëmijë, që shkojnë në klasën e parë dhe rreth 5500 nxënës që shkojnë në shkollë të mesme. Në datën 1 shtator bëhet regjistrimi përfundimtar si për klasat e para edhe për të mesmet,” shpjegon Aida Hajdaraj, Specialiste e Kurikulës, ZVA, Tiranë.

Pranë çdo institucioni arsimor janë ngritur komisionet e regjistrimit të nxënësve.

“Për fëmijët që regjistrohen në klasën e parë duhen: vërtetimi i vaksinimeve, vërtetimi i okulistit, vërtetimi i ndjekjes së parashkollorit, nëse fëmija ka ndjekur parashkollorin, vërtetimin e vendbanimit dhe certifikatë personale,” tha Hajdaraj.

Ndërsa për nxënësit që regjistrohen në vitin e parë të shkollës së mesme duhen këto dokumente.

“Për nxënësit që regjistrohen në klasën e 10-të: dëftesen e lirimit, certifikatë personale, vërtetim vendbanimi, formularin e plotësuar për lëndën me zgjedhje, nëse nuk e kanë plotësuar më parë”, shtoi Aida Hajdaraj.

Ka prindër që do të donin t’i regjistronin fëmijët e tyre në një shkollë tjetër, jo të zonës.

“Janë 10 ditë regjistrimesh, në 6 ditë do të regjistrohen fëmijët e zonës, ndërsa nëse ka vende të lira do të regjistrohen edhe nga zona të tjera,” deklaroi specialistja e kurikulës.

Të gjendur para faktit që ka edhe fëmijë që kthehen nga jashtë, specialistja bën këtë sqarim.

“Është detyrë që për arsimin e detyruar, pra deri në klasën e 9-të, ai fëmijë të integrohet në sistemin arsimor. Që do të thotë që nëse vjen ditën e fundit të shkollës, ai regjistrohet menjëherë”, theksoi Aida Hajdaraj.

SHKOLLA
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Hapet Shkolla e Pilotëve në Rinas, Rama zbulon projektin me Izraelin për Forcat Speciale

13:40 / July 3, 2026

U largua nga shkolla pas konfliktit me mësuesin, gjendet pas disa orësh në Tiranë 14-vjeçarja nga Vlora

22:57 / May 18, 2026

U largua nga shkolla pas konfliktit me mësuesin, zhduket 14-vjeçarja në Vlorë! Familjarët kërkojnë ndihmë

21:48 / May 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.