Gjykata e Tiranës ka dhënë masën arrest me burg për Lorenc Veliajn, i cili ishte në kërkim për tre vepra penale por ishte ai që zbuloi emrat e autorëve të vrasjes së 26-vjeçarit Indrit Çelaj.
Lexo edhe- I riu ndërroi jetë në spital, u qëllua nga djemtë e pronarit të vilës
Veliaj është mik i vëllezërve Grised dhe Albano Kusi të shpallur në kërkim si autorë të vrasjes. Ata i kishin kërkuar të merrte përsipër autorësinë e krimit, por Veliaj nuk kishte pranuar. Ai u arrestua më pas teksa kundërshtonte punonjësit e policisë.
Lexo edhe- Kush janë pronarët e vilës që vranë të riun tek “Myslym Shyri”, emra të njohur për drejtësinë
Lorenc Veliaj akuzohet për armëmbajtje pa leje, shkatërrim prone dhe kundërshtim të punonjësve të policisë.
Një ditë më parë policia zbardhi ngjarjen e rëndë, ku 26-vjeçari Indrit Çelaj humbi jetën pasi u qëllua me plumb në kokë. I riu punonte teknik kondicioneri dhe ndodhej në vilën e vëllezërve Kusi për montim.
Për këtë ngjarje pas hekurave tashmë janë babai i vëllezërve, Bujar Kusi dhe dy persona të tjerë që ishin të pranishëm në ngjarje të akuzuar për moskallëzim krimi.
I ati i Çelajt një ditë më parë tha se i biri ishte njeri i qetë që nuk ofendonte dhe shantë kënd.
Lexo edhe – I ati i 26-vjeçarit që u vra më plumb në kokë: Nisesh në punë dhe kthehesh i vdekur
