Një ndër periudhat më të bukura që mund të përjetojë nje fëmër, është koha kur ajo kupton që është shtatzënë. Edhe pse gjatë 9 muajve, secila prej tyre duhet të kalojë nëpër shumë siklete, le të festojmë disa gjëra me të vërtetë të mrekullueshme që mund t’i përjetoni vetëm gjatë shtatzanisë.
Kënaqësia për tu fokusuar vetëm tek vetja.
Kënaqësi të përballeni me të, kënaqësi në momentin kur mendoni se mund të mbeteni shtatzënë. Do t’i i kushtoni vëmendje çdo nuance të vogël të trupit tuaj, me një mbindjeshmëri që është praktikisht e prekshme. Shijoni risinë, dashuroni trupin tuaj, përqafoni ndryshimet.
Keni lirinë për të kënaqur dëshirat tuaja.
Është me të vërtetë e rëndësishme të dëgjoni trupin tuaj kur bëhet fjalë për dëshirat.
Ju mund të dëshironi një ushqim të pasur me lëndë ushqyese që ju nevojiten në të vërtetë. Kontrolloni me mjekun tuaj nëse dëshirat ndjehen të çuditshme ose dërrmuese.
Ju mund të dëgjoni rrahjet e zëmrës së fëmijës tuaj.
Me të vërtetë një nga tingujt më të mahnitshëm në botë, sidomos kur e dëgjoni për herë të pare.
Veshje të reja.
Me rritjen e barkut, rrobat që keni pasur më herët nuk do të jenë më masa juaj. Kështu, do të bëni më shumë shooping gjatë muajve të shtatzënisë.
Ju e ndjeni fëmijën të lëvizë.
Ju e parashikoni lëvizjen e bebit për javë të tëra dhe kur të ndodhë, ju do të ndiheni shumë të lumtura. Femrat të cilat nuk janë shtatzënë nuk e kanë këtë privilegj.
Bukuria juaj natyrale shkëlqen
Hormonet në rritje dhe vitaminat para lindjes prodhojnë flokë të trashë, të mëndafshtë, thonj të fortë, lëkurë të ndezur dhe një formë të re të kaçurrelave.