Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Edmond Spaho: Opozita di të bëjë vetëm zhurmë në Kuvend

20:59 / September 28, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Spaho
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Edmond Spaho, ish deputet i PD, duke komentuar rreth mbledhjes së Këshillit të Sigurimit që u mbajt mëngjesin e kësaj të hëne pas çështjes së Vlora Hysenit, tha se nuk e kupton qëndrimin e opozitës që kërkon dorëheqjen e kryeministrit.

Sipas tij, opozita e ka kthyer debatin për këtë çështje në një luftë politike.

“Këshilli i Sigurimit është organ konsultativ nuk është vendimarrës. Ishte e natyrshme që të mbahej ky takim pas çështjes së Hysenit. Jepen udhëzime dhe kjo shërben se këto ngjarje janë të rënda dhe nuk duhet të ndodhin. Rasti ngarkon me përgjegjësi qeverinë, por nuk kuptoj qëndrimin e opozitës. Drejtues të opozitës sot thanë pse mblidhet Këshilli pasi i shërbejnë kryeministrit. Këto janë akrobacira të opozitës dhe nuk i shkojnë gjëra të tilla. Opozita ka detyrimin të japë këndvështrimin e saj si të evitohen ngjarje të tilla në të ardhmen. Por opozita e orienton të gjithë debatin në spektrin e luftës politike si të vijë në pushtet një orë e parë”, tha Edmond Spaho.

Ai shtoi se kryeministri mund ta japë dorëheqjen nëse i lëkundet mazhoranca në Kuvend, por kjo gjë nuk ka ndodhur.

“Kryeministri jep dorëhëqjen nëse i lëkundet mazhoranca në Kuvend dhe nuk ka asnjë shenjë që kjo mazhorancë është lëkundur. Pyetja është pse opozita nuk është në gjendje të çojë në dorëheqje kryeministrin, kjo është paaftësia e tyre kur ndodhin ngjarje të tilla, është e pazonja”, tha Spaho.

Ai shtoi se opozita nuk ka mundësi të kthehet në pushtet pasi qytetarët e kanë humbur besimin te kjo parti që në krye për 35-vite drejtohet nga i njëjti njeri.

“Nuk bëhet fjalë që opozita të kthehet në pushtet, sepse qytetarët kanë humbur besimin e saj si mundet të kenë besim të kur në krye është i njëjti për 35 vjet, që nuk zhvillon zgjedhje aq më tepër për kryetarin e saj. Si mund të besohet një forcë politike që bën vetëm zhurmë në Kuvend. Njerëzit shohin dhe reflektojnë.  Të rrish e të presësh dorëheqjen e kryeministrit është alogjike nga opozita. PD duhet të përmbyset komplet”, përfundoi Spaho.

kuvend Opozita spaho vetem zhurme
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama debat me Spiropalin në Asamble! Deputetja: Ka mes nesh që kanë abuzuar me pushtetin

15:59 / November 14, 2026

U paralajmërua për protestë kombëtare, para Ministrisë së Arsimit vetëm një grup protestuesish

15:18 / November 14, 2026

Po shuanin zjarrin në një ndërtesë, humbin jetën dy zjarrfikës

14:28 / November 14, 2026

Rama kërkon votimin për përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga Partia Socialiste

13:01 / November 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.