Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Debati mbi “opozitën”, kush janë tre deputetët “rebelë”

12:27 / August 28, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Kuvendi 8
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Instituti për Studime Politike botoi një ditë më parë studimin e radhës për Parlamentin në kohën e krizës, që përfshin monitorimin e periudhës janar-gusht 2019.

Mes të tjerash studimi evidenton se kush janë tre deputetët rebelë që nuk pranuan vendimin e imponuar të partive të tyre.

Bëhet fjalë për Rudina Hajdarin dhe Myslim Murrizi nga PD dhe Lefter Koka i LSI. Të tre deputetët deklaruan se nuk pranojnë vendimin e imponuar nga partitë e tyre, e cilësuan të gabuar dorëzimin e mandateve dhe u angazhuan të mbeten në parlament në respekt të mandatit dhe kontratës së tyre politike me zgjedhësit.

Një rast të tillë të ngjashëm kemi pasur edhe më 1996 me një deputet të PS, por në secilin rast, si më 1996 dhe pas 23 vitesh partitë e tyre politike mbajtën qëndrim të ashpër, ato deklaruan përjashtimin e deputetëve nga grupi parlamentar dhe partia. Në aspektin e institucionit të deputetit në partitë politike vlen të theksohet se në trerastet e vitit 2019 nuk kemi mbledhje të grupeve parlamentare për të përjashtuar kolegun e tyre dhe as ftesë ndaj kolegëve për t’u dëgjuar përpara vendimit.

Përjashtimi vlen nga strukturat e larta drejtuese dhe në formë ultimative, ndërkohë që referuar statuteve të partive, përjashtimet nuk duhet të vijnë nga titullarët e partive por nga Komisioni Disiplinor/Gjykata/Komisioni i Apelit. Nga komunikimi me deputetët apo partitë respektive nuk rezulton të ketë ndonjë komunikim zyrtar statutor, siç nuk ka pasur ndonjë shpresë zyrtare adresuar Kuvendit, me detyrimin, që Kuvendi të bëjë çregjistrimin e deputetëve nga partitë politike respektive. Për më tepër, nga PD e LSI pati individë që pranuan më pas mandatin e deputetit për shkak të listës shumemërore, por për asnjë prej tyre nuk pati më ndonjë vendim politik përjashtimi apo formë tjetër të penalizimit.

Natyrisht që rregullimi i marrëdhënieve midis deputetëve dhe partive të tyre politike është çështje më shumë politike e partiake sesa parlamentare. Megjithatë, parlamenti do të duhej të kishte përcaktuar në Rregullore praktika standarde mbi komunikimet detyruese midis partive e deputetëve, sidomos për vendimmarrjet e njëanshme që reflektohen edhe në aktivitetin parlamentar.

Të njëjtat praktika do të duhet të jenë të cilësuara dhe të specifikuara edhe në vlerësimin dhe rrethanat kur një deputet ose grupdeputetësh quhet “mazhorancë” apo “opozitë”. Për shembull, një prej deputetëve të rinj “opozitar” në parlament në vend të mandateve të PD-së është Krenar Rryçi, i cili njëherësh si kryetar i Partisë së Reformave Demokratike ka nënshkruar në maj dhe ka marrë pjesë në zgjedhjet vendore si pjesë e koalicionit qeveritar Aleanca për Shqipërinë Evropiane. Në raste të tilla apo të ngjashme me to, “cilësimi” në bllok “opozitë e re” për deputetët që morën mandatet e opozitës për shkak se ishin pjesë e listave proporcionale të tyre më 2017, është më shumë spekulim politik sesa fakt i provuar.

Po ashtu, vendimi i Kuvenditpër të lëshuar vërtetimin që e konsideronte “Bindjen Demokratike” si parti parlamentare të mbështetur nga dy deputetë (vendim i kritikuar edhe në raportin e ODIHR mbi zgjedhjet)meriton trajtim për përmirësim në Rregullore në të ardhmen. Në thelb Kuvendi duhet të demonstrojë në raste të tilla cilësi të larta profesionale dhe të ndërmarrë akte shterruese, duke evituar krijimin e normave të reja të pashkruara apo interpretimin e debatueshëm të normave ekzistuese

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada e SHBA-së mbështet projektin e Skavicës: Strategjik për sigurinë energjetike të Shqipërisë dhe rajonit

12:01 / November 20, 2026

Buxheti dhe paketa fiskale 2027 miratohen në Komisionin e Ligjeve, fonde shtesë për disa institucione

10:59 / November 20, 2026

Rusia bombardon në kufi me Poloninë/ Kërcënim ndaj NATO, ngrihen avionët luftarakë

10:54 / November 20, 2026

Trump shkarkon drejtorin e sigurisë kibernetike në Shtëpinë e Bardhë, pas defekteve teknologjike në SHBA

10:22 / November 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.