Një ndër problemet me të cilat hasemi gjatë stinës së verës është të pasurit thonj të dobët dhe të çarë. Për ta zgjidhur këtë problem ju ndihmojnë disa produkte. Ato ndihmojnë për një gjendje më të mirë të thonjve.
Kjo recetë do t’i rilindë thonjtë tuaj.
Ato që na duhen:
– enë e cekët,
-dy lugë supe plot kripë deti,
-200 ml ujë,
-një e katërta e limonit,
-disa pika vaj ulliri.
E gjithë ajo që duhet të bëni është përzierja e të gjithë përbërësve në një masë të vetme. Pasi keni arritur ta bëni këtë, e mira do të ishte që vajin e ullirit ta përdorni edhe për të masazhuar thonjtë në fund të të gjithë procesit. Përsëriteni disa herë në javë për të pasur rezultate të kënaqshme.
