Dhoma e gjumit të një adoleshenti, ndryshon dukshëm nga ajo që kishte në fëmijëri. Jo më kukulla, personazhe apo postera të filmave të animuar të ngjitur në mur. Sikurse edhe dihet prej kohësh, dhomat për secilën gjini është e ndryshme.
Interesa apo pëlqime ndryse nga motra apo vëllai, janë këto të dhënat që ndajnë secili prej tyre. Para se të bëni rimodelimin e dhomës së gjumit të fëmijës tuaj adoleshent, këshillohet që fillimisht të konsideroni mendimet apo pëlqimet e tij në lidhje me dekorin.
Gjumi tek një djalë.
Fillimisht, dhoma duhet të jetë funksionale dhe e rehatshme për fëmijën tuaj. Nuk duhet të mungojnë elementet dekorative që lidhen me hobin e fëmijës suaj.
Pajisje të ndryshme kompjuterike do të plotësojnë dizajnin modern të dhomës. Ato do i adhurojnë.
Gjumi tek një vajzë.
Shumë njerëz mendojnë se menjëherë një vajzë do të thotë “rozë”. Ky mendim është i gabuar. Kjo, pasi ka shumë ngjyrime të ndritshme, diellore që perceptohen shumë lehtë. Pa dyshim në këtë moshë fëmija ka një ngjyrë të preferuar. Sugjrohet ngjyra që i përshtatet ngjyrës rozë.
Të kombinosh ngjyra të ndryshme është shumë më e bukur se të bësh gjithçka në “pink”.
Disa hije të trëndafilit ndikojnë negativisht në psikikën e fëmijës. Mendojeni njëherë.
Tonet e ftohta janë gjithashtu të mirëpritur për dhomat e adoleshenteve.