Deputetja Rudina Hajdari thotë se ata persona që nuk lanë gjë pa thënë për të kur vendosi të mos digjte mandatin e deputetit shkurtin e kaluar, tani vlerësojnë Ditmir Bushatin për qëndrimet e tij.“Ata që nuk lanë gjë pa më sharë e akuzuar mua, kur vendosa të mos djeg mandatin, tani ju ra goja duke thënë se sa e vlerësojnë Bushatin, si një zë ndryshe brenda Partisë Socialiste. Vras mendjen mos e ka blerë gjë Partia Demokratike…”, shkruan ajo në Twitter.
Postime te ngjashme
Add A Comment
