Integrimi i Ballkanit Perëndimor është në dobi të të gjithëve është shprehur përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme e Bashkimit Europian, Federica Mogherini.
“Kemi interes të qartë ta sjellim të gjithë Ballkanin brenda bashkimit Evropian dhe të gjithë e dimë që bëhet fjalë për një proces të gjatë dhe të komplikuar. Do të na duhet të zgjidhim shumë probleme, duhet angazhimi politik nga të gjitha palët, kurajo dhe lidership. Nga zgjerimi nuk do të përfitojë vetëm Ballkani por të gjithë ne, pasi edhe ne kemi nevojë për të. Nuk bëhet fjalë vetëm për zgjerim por për unifikin të të gjithë Evropës”, ka thënë ajo.
“Nëse nuk e bëjmë këtë, jam e sigurt që do të pendohemi”-theksoi Mogherini
