Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Skandali/ Dy avokatët bëjnë “sekserin” e prokurorëve. Si mbyllen dosjet me 4 mijë euro

20:58 / September 2, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Still0902 00033
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një qytetar ankohet se avokatët Vladimir Sadikaj (Vlora) dhe Baftjar Rusi (Tiranë) i kanë marrë 4 mijë euro, për t’i pezulluar çështjen që i ishte hapur padrejtësisht nga Policia e Himarës.
Fiks Fare denoncoi dy avokatë të njohur në Tiranë dhe Vlorë, të cilët duke bërë “sekserin” e prokurorëve arritën të lironin dhe t’i pezullonin hetimin një qytetari kundrejt pagesës-ryshfet prej 4 mijë eurosh.

Një qytetar ankohet se avokatët Vladimir Sadikaj (Vlora) dhe Baftjar Rusi (Tiranë) i kanë marrë këtë shumë, për t’i pezulluar çështjen që i ishte hapur padrejtësisht nga Policia e Himarës. 38-vjeçari thotë se i kanë fabrikuar disa akuza nga Policia e Himarës për vjedhje, madje i kanë renditur rreth 10 vjedhje të ndodhura në vitin 2018. Sipas tij dhe nga aktet e dosjes, për këto vjedhje nuk kishte asnjë provë, veç një dëshmitari që i kishte bërë njohjen. Madje, gjatë një ballafaqimi të qytetarit me dëshmitarët, këta të fundit i thonë se “na kanë detyruar të bëjmë letrat”.
Nëpërmjet kamerave të fshehta, Fiksi arriti të provonte se për lirimin e qytetarit ishin paguar plot 3 mijë euro. Madje, këtë e deklaron vetë avokati Vladimir Sadikaj. Ndërkohë, në biseda, avokati Baftjar Rusi i thotë qytetarit se duhet të paguajë edhe 1 mijë euro, shumë që të mundësonte pezullimin e çështjes.

Qytetari thotë se në datën 23 gusht 2018, pasi ka çuar fëmijët në plazh, është ngjitur në fshatin Vuno, Himarë, ku rreth 50 forca policore e kanë rrethuar. “Erdhën dhe më rrethuan sikur të isha krimineli më i rrezikshëm” thotë ai. Më pas e kanë shoqëruar në komisariatin e Himarës dhe e kanë akuzuar për 10 vjedhje në zonën e Himarës.

“Në polici më thanë se do firmosësh ca letra dhe unë s’kam pranuar t’i firmos. I kam lexuar letrat dhe s’kishte asnjë lloj prove. Kishte vetëm 1.3 gramë kokainë, lëndë narkotike gjatë arrestimit tim. Këtë lëndë e kisha për përdorim vetjak, jam përdorues. Në këtë zonë janë vjedhur vegla dhe materiale dhe siç është vjedhur në shtëpinë time. Në gjithë Vunoin ka vjedhje edhe sot e kësaj dite. Dhe asnjë nuk është zbuluar. Unë dyshoj që shefi i komisariatit dhe shefi i krimeve e kanë bërë personale, s’e di ku bazohen te x banor, më kanë marrë peng. Kanë nxjerrë dy dëshmitarë, babë e bir” thotë ai.

Më tej pohon se ka qëndruar 20 ditë në polici dhe ka qëndruar vetëm për lëndën narkotike.

“Për vjedhjet s’më kanë thënë asnjë gjë. Për dosjen e vjedhjeve unë jam thirrur vetëm një herë në prokurori. I kam thënë të gjitha këto që pretendoni, është loja e Policisë së Himarës. Hetimi vazhdon, unë s’kam informacion se ç’bëhet me atë dosje. Unë komunikoj me prokurorinë nëpërmjet avokatit, Vladimir Sadikaj. Është avokat në qytetin e Vlorës, kurse në Tiranë kam Baftjar Rusin. Unë s’kam tërhequr asnjë dokument nga prokuroria dhe s’kam asnjë info nga prokuroria. Prandaj ju drejtova dhe emisionit tuaj se unë s’kam besim te kjo prokurori dhe te kjo polici,” shprehet më tej qytetari. / Marrë nga Top Channel

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Senati amerikan hap rrugën për votimin e Eric Wendt si ambasador në Shqipëri, ish-ushtaraku zbardh prioritetet

16:20 / July 31, 2026

Vapa ekstreme godet Evropën, 41 gradë, mungesë uji, rrezik zjarresh dhe alarm për energjinë

15:51 / July 31, 2026

GJKKO zbardh vendimin për lirimin e Ilir Beqajt

14:50 / July 31, 2026

Emërimi i Jola Hysës në krye të Agjencisë së Turizmit, Berisha: Korruptimi dhe rrënimi i opozitës, politikë e Ramës

13:58 / July 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.