Prej javësh ambasda amerikane në Tiranë vijon publikimin e videove informuese për reformën në drejtësi ku shpjegon procesin. Në videon e ditës së sotme, e cila përmbledh gjithë çka është publikuar, mesazhi i saj ishte se: Reforma në drejtësi do të sigurojë që çdokush të jetë i barabartë përpara ligjit.
“Çfarë është reforma në drejtësi? Si po zbatohet? Si do të ndikojë në jetën tënde dhe në jetët e shqiptarëve? Gjatë javëve të kaluara, postuam një seri videosh informuese për të shpjeguar se si reforma në drejtësi do të sigurojë që çdokush të jetë i barabartë përpara ligjit. Keni humbur njërën prej videove tona? Këtu mund të shikoni serinë e plotë mbi Reformën në Drejtësi, Rivlerësimin, Gjykatën Kushtetuese, SPAK dhe BKH”, shkruan ambasada.
