Pas rrëzimit të disa dekreteve të Presidentit sot në komisionet parlamentare, Kuvendi pritet që të shqyrtojë nesër emrin e propozuar nga Presidenti Meta për të qenë në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Bëhet fjalë për Petraq Milon, i cili në nënshkrimin e tij, deklaron se ka mbajtur një sërë postesh, që nga Banka e Shqipërisë e deri te pedagog në Universitetin e Tiranës, Fakultetin e Ekonomikut. Por, ajo që bie në sy është fakti se Petraq Milo ka qenë këshilltar i Sali Berishës për tetë vite me radhë, nga 2005 deri më 2013, kohë kur ai ishte kryeministër i Shqipërisë. / tirananews.al
Postime te ngjashme
Add A Comment
