Nëse kjo pjatë ju shijon në restorant, përse të mos e përgatisni edhe vetë në shtëpi. Jo vetëm që do të bëni një figurë të mirë para të gjithëve, por edhe do të shijoni një super pjatë. Mos harroni që sekreti i sallatës Cezar është pikërisht salca, ajo që i ka dhënë dhe emrin kësaj sallateje.
PËRBËRËSIT PËR 2 PERSONA:
- sallatë jeshile
- 4 feta gjoks gleli (pule) të prera në kubikë
- 2 feta bukë të fortë (e ndenjur), e prerë në kubikë
- 1 lugë gjalpë për të skuqur bukën + 1 lugë për të skuqur mishin
- 2 lugë vaj ulliri djathë kaçkavall i grirë në feta shumë të holla me qëruesen e patateve
- kripë
- 1 limon për të spërkatur mishin.
Kurse për salcën duhen:
- 2 lugë vaj ulliri
- 1 lugë lëng limoni
- 1 lugë kos
- kripë e piper sipas dëshirës
- 1 lugë të vogël senape
- 1 copë hudhër (sipas dëshirës)
PËRGATITJA:
- Në një tigan hedhim gjalpin dhe kur ky të jetë tretur me zjarr të ulët, shtojmë vajin e ullirit.
- Pas pak shtojmë kubikët e bukës dhe i skuqim për disa minuta, duke i përzier herë pas here.
- I lëmë mënjanë të ftohen në një pjatë me letër thithëse kuzhine. Në tiganin ku skuqëm bukën, hedhim gjalpin dhe kur ky të tretet, vëmë kubikët e mishit, i spërkasim me pak kripë, me lëng limoni dhe i lëmë disa minuta që mishi të zbutet.
- Në blender hedhim të gjithë përbërësit e salcës dhe i grijmë derisa të përftojmë një salcë homogjene.
- Pastaj në pjatë hedhim sallatën e prerë, bukën, mishin, djathin dhe së fundi e spërkasim me salcën.
Ju bëftë mirë!