Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“Sallata Cezar”/ Ja si të përgatisni sallatën më të famshme në botë

15:31 / September 5, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
C9D2AF04 2A63 4275 9342 88D51942CE65
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nëse kjo pjatë ju shijon në restorant, përse të mos e përgatisni edhe vetë në shtëpi. Jo vetëm që do të bëni një figurë të mirë para të gjithëve, por edhe do të shijoni një super pjatë. Mos harroni që sekreti i sallatës Cezar është pikërisht salca, ajo që i ka dhënë dhe emrin kësaj sallateje.

PËRBËRËSIT PËR 2 PERSONA:

  •  sallatë jeshile
  • 4 feta gjoks gleli (pule) të prera në kubikë
  • 2 feta bukë të fortë (e ndenjur), e prerë në kubikë
  • 1 lugë gjalpë për të skuqur bukën + 1 lugë për të skuqur mishin
  •  2 lugë vaj ulliri djathë kaçkavall i grirë në feta shumë të holla me qëruesen e patateve
  •  kripë
  •  1 limon për të spërkatur mishin.

Kurse për salcën duhen:

  • 2 lugë vaj ulliri
  • 1 lugë lëng limoni
  •  1 lugë kos
  •  kripë e piper sipas dëshirës
  •  1 lugë të vogël senape
  •  1 copë hudhër (sipas dëshirës)

PËRGATITJA:

  • Në një tigan hedhim gjalpin dhe kur ky të jetë tretur me zjarr të ulët, shtojmë vajin e ullirit.
  • Pas pak shtojmë kubikët e bukës dhe i skuqim për disa minuta, duke i përzier herë pas here.
  • I lëmë mënjanë të ftohen në një pjatë me letër thithëse kuzhine. Në tiganin ku skuqëm bukën, hedhim gjalpin dhe kur ky të tretet, vëmë kubikët e mishit, i spërkasim me pak kripë, me lëng limoni dhe i lëmë disa minuta që mishi të zbutet.
  • Në blender hedhim të gjithë përbërësit e salcës dhe i grijmë derisa të përftojmë një salcë homogjene.
  • Pastaj në pjatë hedhim sallatën e prerë, bukën, mishin, djathin dhe së fundi e spërkasim me salcën.

Ju bëftë mirë!

cezar Pergatisni sallate
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025

Plani i Donald Trump për paqes në Gaza, reagojnë vendet e BE: Hamas ta pranojë

09:55 / September 30, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.