Nga Lira Gjika
Edhe pak ditë dhe fillon shkolla. Do të doja. që mësuesit të dëgjonin lutjen time, por edhe unë ashtu si Migjeni i madh nuk kam fuqi prej Perëndie, që ti bëj mësuesit tanë, të mos i trëmbin e paragjykojnë nxënësit e tyre. E megjithatë unë, po ja u drejtoj lutjen, mbase dikush do të më lexojë. Mësues, kur të jeni në klasë me fëmijët përpiquni tu vini në dukje gjërat, që mbajnë mënd nga mësimet e shkuara apo gjërat e reja, që kanë mësuar gjatë pushimeve. Kështu do të ulin shkallën e ankthit e të frikës dhe fëmijët, do të demostrojnë gjithnjë e më lirshëm dijet e tyre. Ankthi (frika iracionale) dhe frika janë të lidhura me mosbesimin e mosvlerësimin e vetes, të cilat janë të lidhura direct me harresën, pasi krijohen në të njëjtën zone trunore. Mësues, nxitini fëmijët, nxiteni mëndjen e tyre të jetë një process aktiv, ku nëpërmjet energjisë, që i jep procesi i rritjes dhe sëbashku me informacionin, që do të marrë nga ju të fuqizojnë mendjen e tyre, që të fuqizojë mendimin drejtë shkencës, sporteve dhe arteve. Mësues, frika nga shkolla nuk është një frikë dosido. Frika nga shkolla ka të bëjë me aftësinë, për të patur e thënë fjalën e vet secili dhe për të patur kurajon e aftësinë për tu përballur me të panjohurën. Përpiquni mësues të bëni më të mirën edhe pse është vërtet shumë e vështirë.
1 Comment
Pershendetje Lira.
Faleminderit qe nis nga mesimi – edukimi .Nje shoqerie shendetshme eshte nje shoqeri e mire arsimuar e mire e edukuar.
Veprimtaria juaj e deritashme eshte nje kontribut.
Por une si shkodrane dua te evidentoj vleren duke uruar bashkqytetaret e mi:
Mirmengjez Shkoder!
Me vjen mire qe ne kete terr e shkaterrim te rilindjes-vdekje,evidentohen ndonjehere vlerat e verteta.
Jam emocionuar kur shkodranja gazetare e Star Tv beri nje vezhgim qe u publikua edhe ne Fox News tv per Shtepine Muze te Nenes Tereze ku ne moshen 17 -vjecare ka qendruar familja e saj .
Sa here kaloj ne rrugicen e vjeter me emer me ben pershtypje heshtja e
asaj shtepie,e lene ne harrese edhe qellimisht por edhe nga mediokriteti i jetes se sotme te mbeshtetur ne jeten kuturu ,e zvogeluar ne nivelin e frekuentimit te lokaleve ,harruar ne navigime,e habitur e corientuar nga
sistemi i djeshem e i sotem komunist ku antivlera shitet si vlere.
Vezhgimi i gazetares eshte kembane alarmi per qytetarine e pergjumur ,per zgjimin e saj,per nxjerrjen e saj nga pluhuri vdekje -komunist qe shkaterroi , perndoci,sakatoi ,perrdhunoi , vrau e varrosi vlerat e
trasheguara brez pas brezi.
Flet shume qe ne kete dite nuk pati nje fjale per Nenen Tereze nga rilindja e sektit famekeq obskurantist qe po na merr frymen.
Ne Tiranen e kancerizuar betonjane,ai qe cdo dite del ne tv per te
pronovuar bemat e tij ,pinjolli i sektit rilindje-vdekje nuk pati asnje fjale per Nenen Shejte.
Shejteria eshte uji i kulluar qe rrjedh prej Zotit te njerezit, si deshmi per shembullin e besimit te jetes dinjitoze ,te pervuajtur e te civilizimit e vetedijes se larte .
Perballe kesaj vlere eshte e heshtur rilindja-vdekje!
Po qyteti im nuk ka dhene shpirt.Ka vlera qe e mbajne gjadhe!
Jane qytetaret e saj qe me perpjekje ,sakrifica e pa buje e zhurme aty
ketu perpiqen te japin me te miren e tyre.
Qytetari Leopold Shkreli eshte nje vlere e trasheguar dhe eshte nder per Shkodren qe e ka.
Kush eshte i nderuar di te nderoje!
Dua te evidentoj sot Trashegemine e Rrok Jakajt qe me sakrifice te larte identitare perpiqet te ngreje traditen,kulturen ne ato nivele qe kishte Shkodra ,
E;
ketu :- nje perulje plot respekt Festivalit Shkodra Jaz dhe gjith atyre qe
gur pas guri po ridimensionojne ate qe u varros nga komunismi varremihes.
Respekt e nderim per vlerat qe shpalos cdo bij e bij shqiptare e Nenes Shejte Tereze.
Bekuar qofshin ata qe mekojne vlera!
Edhe un jam e juaja!