Një 32-vjeçar është vënë në pranga pasi një vajzë ka lajmëruar menjëherë efektivët se dikush i kishte hyrë në shtëpi për të vjedhur.
Ngjarja ka ndodhur në Kamzë, në rrugën “Halit Haxhia”. I riu kishte hyrë për të vjedhur por e zonja e shtëpisë A.L., 33 vjeçe e ka pikasur dhe ka njoftuar policinë.
Ai është arrestuar brenda në banesën e saj në flagrancë.
NJOFTIM I PLOTE
Hyn në një banesë për të vjedhur, por diktohet nga pronaria e banesës e cila njofton Policinë.
Falë reagimit të menjëhershëm të Policisë është vënë në pranga autori.
Shërbimet e Komisariatit Nr.5, kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin:
G. D., 32 vjeç, banues Babrru/Kamëz.
Ky shtetas në rrugën “Halit Haxhia” kishte hyrë për të vjedhur në banesën e shtetas A. L., 33 vjeçe, e cila sapo ka parë të riun ka njoftuar policinë. Me marrjen e njoftimit shërbimet e policisë kanë mbërritur menjëherë në adresën e dhënë ku kanë konstatuar brenda në banesën e shtetases A. L., 32-vjeçarin të cilin e kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë.
Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Vjedhje e mbetur në tentativë”.
