Klientë që hyjnë në dyqan dhe blejnë, apo vetëm për të parë. Gjithçka duket në rregull, por po të shihni videon me vëmendje një prej “klientëve” vjedh dy byzylykë në dyqanin e bizhuterive në Vlorë.
Pamjet janë siguruar për “BalkanWeb” nga gazetari Enrik Mehmeti, prej të cilit mësojmë se hajduti ishte një italian që kishte ardhur me pushime në Vlorë.Pasi shitësja i tregon disa bizhuteri, ai si me stil merr në dorën e majtë dy byzylykë dhe pasi del i fut ato me dorën e djathtë në xhep.
Pavarësisht këtij fakti, hajduti, që shoqërohej nga shoku i tij, (italian) harron diçka të rëndësishme, faktin se në dyqan ka kamera sigurie dhe se gjithçka është filmuar. Për më tepër shihni videon.
