E enjtja është ndër ditët ideale për të qëndruar në shtëpi dhe për të realizuar receta të ndryshme që kthen në kohë shijen e kuzhinës së gjyshes.
E mbani mend qumështorin e ëmbël që na përgatisnin gjyshet kur ishim të vegjël? Një të tillë do të sjellim në vijim.
Përbërësit për tavë me diametër 24cm:
1 masë brumi brise i gatshëm ose petë sfoliatë
1 litër qumësht me yndyrë,
4 vezë,
1 bustinë vanilje,
150g sheqer
90g niseshte.
Mënyra e përgatitjes:
Fillimisht ziejmë qumështin së bashku me vaniljen. Brenda një tasi të madh, përziejmë vezët dhe shtojmë niseshtenë me sheqerin, të cilat i kemi përzier më parë në një tas tjetër. Pasi hedhim qumështin e valuar, vazhdojmë ta përziejmë shpejt. Masën e hedhim në tenxheren ku ngrohëm qumështin dhe teksa i përziejmë pa ndërprerje, e lëmë në zjarr derisa të marrë valë.
Tavën e lyejmë me pak gjalpë, shtrojmë petën, e shpojmë me pirun dhe sipër saj hedhim kremin. E fusim në tavë për rreth 40 minuta, në temperature 170°C. Pasi ftohet në temperaturë ambjenti, e fusim në frigorifer të mbuluar me letër alumini.