Me fillimin e sesionit të ri parlamentar ka filluar edhe njëherë diskutimi nëse Shqipëria mund të realizojë një reformë të re sa i takon Kodit Zgjedhjet. Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve të datës 2 shtator, theksohet se realizimi i reformës zgjedhore është një detyrim.
Sikurse do të shihni nga procesverbali i siguruar nga tirananews, Rudina Hajdari nënvizon se “tani kjo do të jetë një detyrim ndërkombëtar dhe jo vetëm detyrim i Kuvendit. Unë mendoj që ne duhet ta plotësojmë dhe miratojmë këtë reformë, sepse do të jetë e vetmja gjë që do ta zgjidhë krizën për vitet e ardhshme”. Por bie në sy edhe përpjekja e Taulant Ballës për t’jua sqaruar procedurën parlamentare për dekretet e Metës. / tirananews.al


