Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Nga tualetet tek qumështi i ambalazhuar, goditen tre raste të futjes së lëndëve narkotike brenda në burg

16:22 / September 7, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
burgu 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ndërhyrjet e bëra në gjithë sistemin penitenciar në vend kanë dhënë rezultatet e tyre duke rritur sigurinë e brendshme.

Së fundmi, nga informacionet e marra në rrugë informative, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve ka kryer 3 operacione të suksesshme në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimit Penal “Lezhë”.
Burime për “Tirananews” bëjnë me dije se pas hetimeve paraprake, është kryer një kontroll në tualetet e fushës së ajrimit ku janë gjendur dy qese të vogla me 46 doza të dyshuara si canabis sativa.
Menjëherë u kryen veprimet proceduriale dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprat penale të parashikuar nga nenet 324/a e 283/2 te Kodit Penal.
Po në këtë institucion, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve zbuloi edhe dy raste të tjera të posedimit të lëndëve narkotike me peshw totale 137.8 gram.

Nga ana e ministrisë së Drejtësisë është montuar teknologjia e monitorimit të të dënuarve, pajisje valë bllokuese dhe sisteme të tjera përgjimi të cilat kanë “blinduar” institucioninet e vuajtjes së dënimit.
Kohët e fundit, vëmendja ndaj sistemit penitenciar në vend është rritur ndjeshëm si një nga prioritetet kryesore të Ministrisë së Drejtësisë, ku transformimi i institucioneve të vuajtjes së dënimit po vijon me ritme të larta si në aspektin fizik të godinave, ashtu edhe atë logjistik apo administrativ për të garantuar siguri si dhe duke respektuar në mënyrë rigoroze të gjitha të drejtat e njeriut për ata që vuajnë dënimin.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Masakra e 21 janarit, Braho: Presim ekspertizën nga SHBA të audio-regjistrimit të urdhrit për të qëlluar

14:43 / July 30, 2026

Tragjedi në Shkodër, nënë e re dhe dy fëmijët humbin jetën nga zjarri që përfshiu banesën

20:37 / July 29, 2026

Dokumente false për zhdoganim dhe eksport nga vendet e BE, Dogana Shqiptare referon skemën në SPAK

14:18 / July 29, 2026

Arrestohet në Durrës 23-vjeçari i kërkuar nga Italia për trafik droge, pritet ekstradimi

13:30 / July 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.