Tre makina janë djegur gjatë natës në Tiranë, ku dyshimet e para flasin për një zjarrvënie të qëllimshme.
Sipas Balkanweb, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Haredin Shtino”, ku fillimisht ka marrë flakë një mjet tip Benz në pronësi të Majlinda Ndregjoni, e më pas kanë marrë flakë dhe dy mjete të tjera të parkuar pranë tij.
Bëhet e ditur se mjetet e tjera, një ‘Mercedez Benz’ në pronësi të Gramoz Nazeraj dhe një ‘Audi A4’ në pronësi te Altin Çelikut. Aktualisht policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zone dhe po punon për identifikimin e autorit.
