Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Informacione sekrete se do digjnin Kuvendin”, Partia Demokratike reagon pas deklaratës së Presidentit Meta

16:24 / September 9, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Bardhi 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratave të Presidnetit Ilir Meta, i cili tha sot në Komisionin hetimor parlamentar se më datë 8 Qershor ka pasur informacion për një plan i cili synonte të digjej Kuvendi i Shqipërisë.

Sipas Metës kjo ishte një ndër arsyet që ka vendosur shtyrjen e datës së zgjedhjeve.

I pyetur nga “Panorama”, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi deklaroi se opozita e bashkuar nuk ka patur kurrë një plan të tillë.

Bardhi pohoi se edhe kryetari i opozitës, Lulzim Basha në qëndrim e tij publike ka kërkuar që të përfaqësuesit e opozitës të distancohen nga skenarët e dhunës.

“Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar nuk ka pasur kurrë asnjë plan për djegien e institucioneve, pavarësisht se ato nuk përfaqësojnë interesin publik, por interesin e një grupi oligarkësh dhe kriminelësh të lidhur me kryeministrin e vendit.

Partia Demokratike fton mediat të hapë arkivat e javëve përpara 30 qershorit dhe do të gjejë se opozita dhe kreu i saj, Lulzim Basha, ka denoncuar skenarët e dhunshëm të Edi Ramës, që ka patur për qëllim t’i përdorë më pas kundër PD dhe opozitës.

Në këtë këndvështrim, duhet të lexohet edhe deklarata e Presidentit Ilir Meta, i cili u shpreh se “nuk mund të pranonte një Rajshtag në Shqipëri”. Të gjithë e dinë se me djegien e dyshimtë të Parlamentit gjerman, Hitleri çimentoi pushtetin nazist pas ardhjes në pushtet pak kohë para djegies së Rajshtagut”, tha Gazment Bardhi për “Panorama”.

Më tej Sekretari i Përgjithshëm i PD u shpreh se Komisioni hetimor për shkarkimin e Presidentit ështënjë mjet për të mbuluar skandalet e qeverisë ilegjitime të Edi Ramës.

“Partia Demokratike e konsideron komisionin hetimor për shkarkimin e Presidentit si një mjet për të mbuluar skandalet e qeverisë ilegjitime të Edi Ramës, ndërsa anëtarët e këtij komisioni, personazhe të dosjeve 184 dhe 339, si bashkëpunëtorë të krimit në vjedhjen e zgjedhjeve lokale dhe parlamentare”, tha ai./

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

PD duhet të na tregojë hartën e saj të bashkive

13:27 / August 1, 2026

Revista prestigjoze “Forbes” e rendit Shqipërinë të parën: Vendi ideal për pensionistët amerikanë!

11:59 / August 1, 2026

Senati amerikan hap rrugën për votimin e Eric Wendt si ambasador në Shqipëri, ish-ushtaraku zbardh prioritetet

16:20 / July 31, 2026

Vapa ekstreme godet Evropën, 41 gradë, mungesë uji, rrezik zjarresh dhe alarm për energjinë

15:51 / July 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.