Ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht bashkëshorten vazhdimisht, derisa u vu në prangat e policisë. Në momentin e arrestimit ai po kërcënonte me jetë të shoqen me një bajonetë, e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Cërrik, ku sipas policisë F.Q., 46 vjeç prej kohësh dhunonte bashkëshorten e tij.
“Ai në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij në mënyrë të vazhdueshme dhe duke e kërcënuar me jetë me një armë të ftohtë (bajonetë) e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, tha Policia.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprat penale ” Dhunë në familje” dhe ” Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
