Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Do digjnin Parlamentin”, kreu i SHISH te “Siguria” pas deklaratës së Metës. Deputeti i PS: Aludohet që janë të identifikuar dhe jam i interesuar se…

16:14 / September 11, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
helidon bushati
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Komisioni i Sigurisë do të ftojë në një seancë dëgjimore kryetarin e Shërbimit Informativ të Shtetit, Helidon Bendo, për të dhënë informacione në lidhje me deklaratat e Presidentit Ilir Meta për djegien e Parlamentit.

Deputeti i maxhorancës në Komisionin e Sigurisë Xhemal Qefalia, tha se ka aludime që janë identifikuar personat që do të ndërmerrnin aktin duke shfrytëzuar protestën e opozitës më 8 qershor. Kërkesa nuk ka gjetur dakordësinë e të gjithë deputetëve të pranishëm.

“Duke përfituar nga prezenca e Komisionit, shpreh një shqetësim që dje e kam ndjekur në media nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, i cili ka sjellë në vëmendje të Komisionit Hetimor, por edhe të opinionit publik një informacion për djegien e Kuvendit nga persona të veçantë. Bashkë me kolegun Vorpsi, i kemi përgatitur kryetarit të Shërbimit Informativ Shtetëror një kërkesë për të na informuar rreth këtij informacioni që disponon Presidenti”, tha Qefalia. Por, deputeti Adnor Shameti, i cili është anëtar edhe në komisionin Hetimor, sugjeroi që Bendo të ftohet pas përfundimit të punës së Komisionit Hetimor, pasi kjo mund të krijojë mbivendosje pune.

“Duke qenë se unë jam edhe anëtar i Komisionit Hetimor, duke qenë se është Komisioni i Posaçëm Hetimor, i ngritur për këtë punë, nuk dua që të ketë mbivendosje të ushtrimit të kompetencave të të drejtave nga Komisioni Hetimor te Komisioni i Sigurisë. Në përfundim të veprimtarisë së Komisionit Hetimor, nëse ngelet diçka pa u sqaruar, sërish mund ta ushtroni këtë të drejtë. Kështu që unë do të rekomandoja që të mos kemi mbivendosje të punëve të Komisionit Hetimor me Komisionin e Sigurisë. Ju siguroj që do të gjejnë mbështetje të gjitha shqetësimet tuaja”, tha Shameti. Ky rekomandim nuk ndryshoi mendimin e Qefaliajt, i cili tha se informacionet janë shqetësuese dhe se aludohet për identifikimin e personave të veçantë.

“Të jeni të bindur se nuk do t’ia marrim fare kompetencat Komisionit Hetimor. Kështu që unë do të vazhdoj bashkë me kolegun Sadi Vorpsin të ushtroj të drejtën për t’i kërkuar informacione SHISH. Unë njoftova që të ishte në interes edhe për juve si pjesëtar, por dhe të drejtën time. Komisioni Hetimor nuk ka lidhje fare me Komisionin e Sigurisë. Unë jam i shqetësuar dhe besoj se edhe juve duhet të jeni të shqetësuar që qarkullojnë informacione për njerëz të veçantë. Madje aludohet që janë edhe të identifikuar dhe jam i interesuar se çfarë po bëjnë”, tha Qefalia.

Deputetja e grupit të PS-së, Elena Xhina, sqaroi se ligjërisht nuk ka asnjë pengesë nga Komisioni Hetimor që të thërritet z. Bendo në Komisionin e Sigurisë.

“Nga ana ligjore nuk ka asnjë mbivendosje. Me sa kuptoj, kërkesa e deputetit Qefalia nuk ka lidhje me veprimtarinë e Komisionit Hetimor, por ka lidhje me një të dhënë që është publikuar në media”, tha Xhina.

Një ditë më parë, kreu i shtetit, Ilir Meta, gjatë dëshmisë së tij para deputetëve të Komisionit Hetimor, tha se një nga arsyet që e shtynë atë në anulimin e 30 qershorit, ishte një informacion i ardhur nga institucionet e inteligjencës se persona të veçantë do të tentonin të digjnin Parlamentin duke shfrytëzuar protestën e opozitës më 8 qershor.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Neutralizohen flakët në Drenovë të Mallakastrës, dogjën 10 hektarë me ullinj dhe pyll

17:26 / August 1, 2026

Arrestimi i Ermal Beqirit në Francë, pritet ekstradimi në Shqipëri, SPAK del me njoftim zyrtar

16:37 / August 1, 2026

Dikur i burgosur prej besimit sot kardinal, Ernest Troshani rikthehet në Spaç për meshën e veçantë

15:54 / August 1, 2026

Qindra besimtarë në pelegrinazh në Teqenë e Baba Jashar Krenës në Bulqizë, nderohet figura e klerikut bektashi

14:36 / August 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.