Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Dita Ndërkombëtare kundër Vetëvrasjeve/ Burgjet, bilanc të rasteve të menaxhuara

21:34 / September 10, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
burgje
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Ndërgjegjësimit për Parandalimin e Vetëvrasjes, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve zhvilloi aktivitetin “Ditë e hapur” në IEVP-në “Jordan Misja” ku diskutoi lidhur me këtë tematikë.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj nënvizoi se pavarësisht historive të suksesit për shpëtimin e jetëve, bilanci duhet të vijojë të përmirësohet.

“Konkluzionet e frytshme të këtij aktiviteti ishin pika referimi dhe reflektimi si për çdo punonjës të sistemit penitenciar ashtu edhe për ne”, tha ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Sipas saj, pavarësisht rezultateve pozitive që janë arritur krahasuar me problematikat që hasen, mbetet ende shumë për të përmirësuar lidhur me identifikimin dhe trajtimin e tyre.

“Fokusi i politikave tona do vazhdojë të jetë mbi ngritjen e kapaciteteve të stafeve për menaxhimin e rasteve të tilla, me qëllim që të plotësojmë të gjitha kapacitetet e nevojshme që çdo i dënuar apo i paraburgosur të trajtohet në mënyrën e duhur gjatë rehabilitimit të tij”, tha Gjonaj.

Ndërkohë aktiviteti u drejtua nga drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili, i cili tregoi rolin që po luan ky institucion për parandalimin e aktit të vetëvrasjes në qeli.

Gjithashtu, ai solli në vëmendje edhe disa shembuj konkretë ku ndërhyrja e efektivëve të Policisë së Burgjeve ka qenë në kohë reale për shpëtimin e të dënuarve nga vetëvrasja.

Ndërkohë, Ismaili foli edhe mbi ndikimin pozitiv që ka sjellë mbështetja e ofruar nga Ministria e Drejtësisë për transformimin e sistemit penitenciar duke orientuar vuajtjen e dënimit drejt rehabilitimit dhe jo izolimit.

“Dëmi më i madh është për familjarët pasi shndërrohet në një plagë të madhe për ta. Ne duhet të tërheqim vëmendjen çfarë kemi bërë, çfarë mund të kishim bërë dhe çfarë do të bëjmë për parandalimin e çdo rasti. Një ndër faktorët kryesor që shkakton vetëvrasjet është izolimi që lidhet drejtpërdrejtë me gjendjen shpirtërore dhe mendore të të burgosurve për shkak të situatës ku ndodhen. Është bërë goxha punë serioze në këtë drejtim. Këtë gjë e shpjegojnë edhe te dhënat statistikore të cilat thonë se ka rënie të mëdha të numrit të vetëvrasjeve në krahasim me vitet e tjera. Në vitin 2016 kemi 38 tentativa për vetëvrasje dhe 1 rast që ka kryer vetëvrasje, në vitin 2017 kemi 37 tentativa për vetëvrasje dhe 6 raste që kanë kryer vetëvrasje, në vitin 2018 kemi 23 tentativa për vetëvrasje dhe 1 rast që ka kryer vetëvrasje, dhe për vitin 2019 kemi 23 tentativa për vetëvrasje dhe 1 rast që ka kryer vetëvrasje”, u shpreh Ismaili, i cili nënvizoi që për çdo rast të konstatuar për tentativë vetëvrasje, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka bërë një analizë të detajuar, në mënyrë që çdo situatë të integrohet në ciklin e trajnimeve për të gjithë skuadrën e efektivëve.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dyshohet se gëlltiti drogën, ndërron jetë gjatë intervistimit në polici 26-vjeçarja në Kosovë

13:55 / November 16, 2026

Patos/ Tritol portës së banesës së 33-vjeçarit me “arrest shtëpie”

10:20 / November 16, 2026

Kontrolle në kufirin e Korçës/ Arrestohet 57-vjeçari i shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje në Austri, goditen dy raste kontrabande

10:02 / November 16, 2026

I përfshirë në vrasjen e një personi në 2023/ Shkodër, vihet në pranga 23-vjeçari

09:46 / November 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.