Partia Demokratike organizoi një ceremoni përkujtimi të Heroit të Demokracisë. Ceremonia e cila filloi tek memoriali i Azem Hajdarit dhe më pas tek varrezat e Dëshmorëve. Ajo që ra në sy ishte prania e Rudina Hajdarit te ceremonia bashkë me Bashën dhe Berishën.
Azem Hajdari ishte një nga themeluesit e Partisë Demokratike, partia e parë opozitare në vend pas periudhës së diktaturës. Hajdari është nderuar me një sërë medaljesh presidenciale.
Për sa i përket vrasjes së tij që konsiderohet edhe si ‘Vrasja e Shekullit’ janë hamendësuar motive nga më të ndryshëm; politike, hakmarrje, rivalitete, grindje etj. Ndërkohë edhe pse kanë kaluar 21 vite kjo ngjarje që tronditi Shqipërinë është ende e mbuluar me mister.

