Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Tarkaj: Përulemi me respekt për efektivët e rënë në krye të detyrës

23:33 / January 13, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
50049619 2053510044694586 126846413068828672 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

 Në 106 vjetorin e Policisë së Shtetit në ambjentet e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër u zhvillua një ceremoni zyrtare.  Fjalën përshëndetëse e mbajti drejtori Edmond Tarkaj, ndërkohë Sekretarja e Përgjithshme e Prefekturës Donika Hyseni, uroi të gjithë punonjësit e Policisë në këtë përvjetor, si dhe në emër të Prefektit shprehu vlerësimet maksimale për punën e tyre. Gjatë kësaj ceremonie drejtori Tarkaj në emër të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, dorëzoi dy çertifikata me motivin “Shërbime të dalluara në punë’, për Ilir Musta dhe Roland Margjokaj. Në fjalën e tij Edmond Tarkaj tha se: “Efektivët e palodhur të Policisë së Shtetit, çdo ditë janë gati të përmbushin misionin e tyre. Çdo ditë me mund dhe sakrificë garantojnë një mjedis të sigurtë për komunitetin, nëpërmjet policimit me standartet më të larta. Vit pas viti misioni sa vjen dhe forcohet dhe puna e cdo efektivi është edhe më produktive duke fituar besimin e shumë qytetarëve çdo ditë. Festa jonë nuk mund të konceptohet pa kujtuar kolegët tanë, ata të cilët mbrojtën jetën me jetë, që në këtë përvjetor na bëjnë të ndihemi krenar, ndaj kemi obligimin moral e shpirtëror të përulemi në shenjë të thellë nderimi e respekti para varreve të shenjta, lapidarëve apo memorialeve të punonjësve të Policisë të rënë në krye të detyrës në emër të sakrificës sublime në përmbushje të misionit ligjor për të garantuar rendin e qetësinë publike në vend. Mirënjohje e respekt për ta”.

Tarkaj vlerësoi të gjithë ata që kontribuan dhe sakrifikuan në përballje me elementët kriminal , larg familjeve dhe në kushte jo të volitshme pune e jetese, por me bindjen e brendshme dhe pasionin e lartë për t’i shërbyer me vigjilencë e rigorozitet ligjit, mbrojtjes së jetës së qytetarëve me jetën e tyre dhe garantimin e një të ardhmeje të qetë në vend.

Diber
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Korçë/ Digjet automjeti, gjendet i pajetë një 66-vjeçar brenda, dyshohet se u vetëdogj

09:40 / July 21, 2026

Elbasan/ Tre të rinj plagosen me pistoletë, polici jashtë shërbimit që ndodhej në lokal ndoqi autorin

21:52 / July 20, 2026

Detaje të reja nga të shtënat në Elbasan: Konflikt mes adoleshentëve, tre të rinj në spital

21:32 / July 20, 2026

Të shtëna me armë në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali

21:21 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.