Një automjet është dëmtuar gjatë orëve të para të mëngjesit në fshatin Llakatund të Vlorës, në rrethana, që dyshohet se lidhen me përdorimin e lëndëve plasëse.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 02:50, ndërsa automjeti i përket I. B., 29 vjeç, banues në Shushicë, i cili mban detyrën e administratorit të kësaj njësie administrative. Sipas të dhënave paraprake, mjeti ishte i parkuar pranë banesës së tij.
Pas ngjarjes, grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave, dokumentimin ligjor të rastit dhe identifikimin e kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar.
