Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook se eshte takuar me kancelaren gjermane Angela Merkel.
Nderkohe me heret beri te ditur se ndodhet në Gjermani në një takim me Komitetin e Çështjeve Evropiane të Bundestagut, ku po kërkon mbështetje për çeljen e negociatave për Shqipërinë në tetor.
“Në Komitetin e Çështjeve Europiane të Bundestagut për të kërkuar PO-në e parlamentit gjerman për Shqipërinë. Bashkëbisedim i hapur dhe pozitiv”, shkruan Rama.
