Një person ka mbetur i plagosur rëndë pas një aksidenti ku u përfshin katër makina paraditen e kësaj të premte në qendër të Fierit.
Sipas informacioneve të para, bëhet fjalë për një 30-vjeçar i cili ishte duke lëvizur me biçikletë në momentin kur ndodhi aksidenti. Ai është dërguar drejt spitalit në gjendje të rëndë.
Të dhënat paraprake thonë se i riu i preu rrugën një mjeti tip Benz, i cili pasi përplasi biçikletën përfundoi në korsinë tjetër të lëvizjes duke përplasur edhe tre makina të tjera.
Drejtuesit e mjeteve që u përfshinë në aksident kanë dëmtime të lehta. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen.
