Lajme jo të mira vijnë për shëndetin e Elona Kuburja, 15-vjeçarja nga Fushë Kruja e cila ngriti shtetin në këmbë, pas mesazhi të bërë nga këngëtarja Aurela Gaçe.
Nëse nuk do të bëhej transporti i saj i menjëhershëm drejt Stambollit, e mitura kishte vetëm 1 ditë jetë.
Lexo edhe- Aurela Gaçe kërkon ndihmë për 14 vjeçaren: Ka vetëm 24 orë jetë, ta shpëtojmë Elonën
Por konsullata shqiptare në Stamboll bën të ditur se gjendja e adoleshentes është përkeqësuar dhe se Elona ka nevojë për gjak.
“KOMUNIKIM URGJENT!!! Per të ndihmuar Elonën, e cila është shtruar në reanimacionin e peridatrisë në spitalin Universitar Marmara Pendik, gjendja e së cilës është rënduar se tepërmi këto dy ditë, kërkojmë ndihmën e qytetarëve me shtetësi turke, me grup gjaku AB pozitiv për të dhuruar sa më shpejt gjak në spitalin Marmara Pendik. Për të kontaktuar nr cel. 0531 496 8604”, thuhet në postimin e konsullatës.
Elona pati një sëmundje të rrallë dhe ndodhet ende në Stamboll për të vijuar trajtimin me shpresën që shëndeti i saj të përmirësohet.
