Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Vrau policin në autobusin Tiranë-Athinë, i dënuar përjetë do të rigjykohet

16:14 / September 13, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lufteee
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në autobusin ku udhëtonin i dyshuari Gazmir Karemani dhe tre bashkëpunëtorët e tij, ka hipur efektivi i komisariatit Tepelenë, Kastriot Çiçi, i cili u ul në vendin e parë për të shoqëruar automjetin me qëllim shmangien e ndonjë sulmi nga banditët që grabisnin autobusët që vinin nga Greqia.

Kështu e përshkruan Gjykata e Lartë vendimin e dënimit të përjetshëm ndaj Gazmir Karemanit dhe tre të tjerëve që në total u dënuan me dy dënime të përjetshme dhe 50 vjet heqje lirie.

Ata e kishin bërë planin e grabitjes teksa po punonin në Athinë dhe në afërsi të Tepelenës, në datën 5 dhjetor, 1998, kanë nxjerrë armët dhe janë maskuar. pasi qëlluan me breshëri, goditën për vdekje policin. Tashmë kjo histori gjendet sërish në duart e gjyqtarëve.

Drejtësia shqiptare ka vendosur të rigjykojë një tjetër të dënuar të përjetshëm, i shpallur fajtor për vrasjen e një efektivi të Policisë së Shtetit, për një ngjarje të 21 viteve më parë gjatë një grabitjeje të armatosur të një autobusi me pasagjerë që bënte linjën Tiranë Athinë.

Menjëherë sapo ka marrë verdiktin e rishikimit, Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur të thërrasë familjarët e viktimës, i cili vite më parë u shpall dëshmor i atdheut.

Seancat ndaj ish të dënuarit të përjetshëm, Gazmir Karemani po dështojnë njëra pas tjetrës pasi deri më tani drejtësia nuk ja ka dalë mbanë të njoftojë familjen e policit të vrarë Kastriot Cici.

Më herët Gazmit Karemani i shpëtoi edhe dënimit me pushkatim, pasi ky dënim iu anulua, duke iu kthyer në burgim të përjetshëm, por edhe ky tashmë është në pikëpyetje pasi siç konsideron Gjykata e Strasburgut, ai nuk ka patur asnjë dijeni për procesin që zhvillohej në mungesë të tij.

Karemani ju dorëzua Shqipërisë përmes ekstradimit disa vite më parë dhe nuk është paraqitur në asnjë seancë./tch

tepelene
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi shqyrton raportet e SPAK, KLSH dhe Avokatit të Popullit, PD vendos para seancës për pjesëmarrjen

08:23 / July 20, 2026

SHBA-ja vijon sulmet, godet Iranin për natën e nëntë radhazi për të “nderuar” amerikanët e rënë

08:19 / July 20, 2026

Spanja, kampione e Botës! Argjentina zbret nga froni

08:00 / July 20, 2026

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.