Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Shpërdorim detyre me Llixhat e Dibrës, në hetim 6 ish-zyrtarë

09:44 / September 14, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish drejtori dhe ish përgjegjësi i ALUIZNI-t në drejtorinë e Dibrës do të hetohen për shpërdorim detyre, pasi dyshohet se kanë pasur përfitime personale.

Sipas policisë, në hetim janë gjashtë persona, mes të cilëve dhe ish drejtues të Qendrës Balneare Dibër.

“Duke qënë të emëruar në detyra të ndryshme pranë Qendrës Balneare Dibër, dyshohet se me veprimet e tyre, në kundërshtim me ligjin, kanë sjellë si pasojë mos funksionimin normal të aktivitetit ekonomik dhe administrativ të Qendrës Balneare Dibër, duke ju sjellë përfitime të padrejta personave të caktuar të administratës së ndërmarrjes, në bonuse transporti si dhe kanë shmangur nga taksimi mbi të ardhurat nga shpërblimet punonjësit e kësaj qendre, veprime të cilat kanë cënuar interesat e ligjshme duke i shkaktuar një dëm të konsiderueshëm ekonomik kësaj ndërmarrje (në vlerën e pasqyruar në Raportin Përfundimtar dhe në Vendimin Nr. 154 datë 23.12.2016 të KLSH-së)”, thotë policia në njoftimin e saj zyrtar.

Janë proceduar penalisht shtetasit:

N.K, 56 vjeç, banues në Tiranë, ish drejtor i Agjensisë së Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave / Ndërtimeve Informale, në Drejtorinë Rajonale Dibër.

E.M, 37 vjeç, banues në Dibër, ish Përgjegjësi i Sektorit ALUIZNI-t, në Drejtorinë Rajonale Dibër.

Nga kryerja e veprimeve hetimore të deritanishme ka rezultuar se këta shtetas, duke qenë të emëruar në detyra drejtuese pranë kësaj drejtorie, dyshohet se me veprimet e tyre në kundërshtim me ligjin kanë shpërdoruar detyrën duke sjellë përfitime të padrejta personave të tjerë, si dhe kanë dëmtuar interesat e ligjshme të shtetit në mbrojtjen dhe administrimin e territorit.

Po në kuadër të masave kundër informalitetit, u proceduan penalisht shtetasit:

I.Q, 54 vjeç, ish Drejtor i Ndërmarrjes, Qendra Balneare Dibër.

I.V, 52 vjeç, ish Përgjegjës i Zyrës së Financës, Qendra Balneare Dibër.

S.K, 35 vjeç, ish Drejtor i Ndërmarrjes, Qendra Balneare Dibër.

E.M, 27 vjeç, të gjithë banues në Dibër, ish Financier, Qendra Balneare Dibër.

Materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

1.8 miliardë lekë për rindërtimin në Tiranë/ Demo jep lajmin: Financim për zhbllokimin e punimeve në Kombinat dhe “5 Maji”, synohet përshpejtimi i procesit

16:03 / November 16, 2026

Ukraina godet urën e Kerçit që lidh Rusinë me Krimenë e pushtuar

16:01 / November 16, 2026

“Na merrni në tryezën europiane, nuk shpëtoni dot prej nesh”/ Rama i bën thirrje BE-së: Ka ardhur koha që vendet kandidate të bëhen pjesë e tryezës europiane

15:15 / November 16, 2026

“Po zbatojmë rregullat pa qenë ende në tryezën europiane”/ Rama nga Brukseli: Shqipëria përmbush më shumë kritere se vendet para anëtarësimit

15:09 / November 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.