Pse të blini një krem natë të shtrenjtë për hidratimin e fytyrës kur mund ta bëni vetë në shtëpi me materiale natyrale?
Kemi recetën për kremin perfekt për sezonin vjeshtë-dimër, pasi i ftohti dhe ajri dehidratojnë lëkurën tonë, kështu që kemi nevojë për një krem hidratues për ta mbajtur fytyrën tonë të bukur dhe të shëndetshme.
Do t’ju duhen:
2 lugë lëng trëndafili, 1 lugë vaj kokosi, 1 lugë vaj bajame, 1 lugë glicerinë.
Si ta përgatisni?
1. Ngroheni vajn e kokosit dhe atë të bajames derisa të shkrihen dhe përzierja të behet homogjene.
2. Hiqeni tiganin nga nxehtësia dhe shtoni ujin e trëndafilit dhe glicerinën. Përziejini materialet.
3. Kremin ruajeni në një kavanoz dhe perdoreni para se të flini gjumë.