Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Djali sherr me nënën pasi e braktisi nusja, babai: Gruaja ime lëviz me sëpatë në shtëpi.

13:56 / September 16, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
zemra e hapur 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ferdinand Doda është rikthyer për të disatën herë në studion e emisionit “Me zemër të hapur” në News24 pas disa denoncimeve që ai së bashku me të atin ka bërë për nënën, vëllain dhe nusen e tij. Ai e akuzon të ëmën se e ndau nga nusja dhe tani po kërkon ta ndajë nga fëmijët, t’i marrë me forcë ata dhe t’i çojë tek e ëma në Itali. E shoqja e Ferdinandit u largua nga banesa dhe e la pa i dhënë asnjë shpjegim.

Në emisionin e një viti më parë babai i saj në lidhje telefonike ka pretenduar se Ferdinandi e dhunonte, por këto akuza ai i ka mohuar. Ferdinandi dëshironte që martesa e tij të vazhdonte ndërsa e ema Bedria ka thënë se i vinte keq për nusen dhe se Ferdinandi nuk është i aftë të rrisë as fëmijët e tij. Ai pretendon se i rrezikohet jeta pasi e ëma ecën nëpër shtëpi me thikë në dorë dhe e kërcënon, me dhjetëra denoncime në polici, por konflikti ende vazhdon. Babai, Shefki Doda është i vetmi që e mbështet dhe për shkak të tij është divorcuar edhe nga e shoqja.

Shefki Doda: Gruaja ime do ta nxjerrë përjashta djalin. Falenderoj nusen nga Italia qe kishte faktuar se vjehrra ecën me sëpatë nëpër shtëpi. I thashë dhe gjyqtares në gjyq, që nga viti 1973 kemi shkuar shumë mirë me bashkëshorten, por jemi futur në sherr për djalin. Kemi jetuar 53 vite bashkë, por s’di pse e bën ajo këtë.

Ferdinand Doda: Nëna ime më kërkon t’i përzë fëmijët e mi nga shtëpia, më thotë që nëse shkoj në polici, do m’i trafikoj fëmijët. Madje thotë se ata nuk janë fëmijët e mi. Të gjitha ia bëj nënës, po i rri gati për çdo gjë, edhe bukën e ha në dhomën e gjumit se nuk kam çfarë të bëj. Nëse unë e kam prekur atë nënë një fije floku dhe gruan që më iku nëse e kam kërcënuar atëherë të më varin në mes të gjithë njerëzve. Gruan që kur e kam marrë e kam trajtuar si zonjë, se kam lënë kurrë të punojë, vetëm të shtunave dhe të dielave.

Në lidhje telefonike vajza 15-vjeçare e Ferdinandit është shprehur:
“Gjendja në familje është e mirë. Ka 1 vit e gjysmë që na mban mami, gjyshja na gatuan, na lanë, kujdeset për ne, ai s’ka fare çfarë kërkon për ne. Babai është shumë i dhunshëm, një natë kanë qenë duke na vrarë që të dy ai dhe gjyshi. Në orën 12:00 deri në orën 2 të natës na kanë marrë e na kanë mbajtur në polici. Ata mbajnë thikë ndërsa gjyshja nuk është e dhunshme. Gjyshja na mban me gjithë të mirat, për ata të dy kam ankesa, jo për gjyshen. Policia nuk ka marrë asnjë ankesë. Ajo gjyshja ime i ka mbajtur ata të dy gjallë.

Ferdinandi: Ti s’je fëmijë.Vajza: Kush na ka mbajtur neve për 1 vit mo? S’i s’të vjen turp qe ke shkuar aty.

Ferdinandi: Kush t’u përgjigj ty që u bëre kaq? Kush të rriti ty?

Vajza: Nëna ime, ajo m’i ka hequr të gjitha shpenzimet.

15-vjeçarja ka thënë së e ëma është larguar nga banesa për shkak të dhunës.

“Ai Ferdinandi, babi im e ka dhunuar nënën time ndaj ka ikur. Ka prova, video, çdo gjë, unë nuk flas kot. Ata të dy na kërcënojnë vazhdimisht”, tha vajza.

Shefki Doda: Ti ke një javë që vjen në orën 12 të natës në shtëpi, ke shqetësuar gjithë pallatin, këtë nuk ta lejon njeri ty. Është e vërtetë kjo?

Vajza: Nuk është e vërtetë, gënjejnë.
(BalkanWeb)

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Erdhën për pushime, 6 italianë dhunohen nga një grup shqiptarësh në Tiranë: Na kërcënuan me thikë për të na marrë para, policia nuk ndërhyri

17:45 / August 1, 2026

Neutralizohen flakët në Drenovë të Mallakastrës, dogjën 10 hektarë me ullinj dhe pyll

17:26 / August 1, 2026

Arrestimi i Ermal Beqirit në Francë, pritet ekstradimi në Shqipëri, SPAK del me njoftim zyrtar

16:37 / August 1, 2026

Shembet galeria e kromit në Bulqizë, dyshohet për një viktimë

16:17 / August 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.