Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Vrasja e ish-policit për bastet? I ndaluari që informoi autorët, punonjës i një pike bastesh

22:23 / September 16, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Policia 4
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Konfliktet për bastet dyshohet se kanë qenë shkak i vrasjes së ish-policit, Santiago Malko, më 27 gusht në tiranë.

Një ditë pas arrestimit Prokuroria kërkoi që Blendi Teta të qëndrojë në burg pasi është filmuar nga kamerat e sigurisë me automjetin e tij tip “Skoda” pranë vendit të ngjarjes.

39-vjeçari mësohet se ka qenë punonjës i një pike bastesh aktivitet në të cilin ishte përfshirë edhe ish- polici i vrarë Santiago Malko.

Përveç këtij fakti bazuar edhe në përgjimet telefonike dhe pamjet e kamerave dyshohet se i arrestuari ka ndjekur lëvizjet e viktimës dhe ka informuar autorët duke ndihmuar organizimin e atentatit.

Gjatë seancës ku u vendos masa e arrestit me burg për të riun, organi akuzës ka zbardhur lëvizjet e autorëve të dyshuar të atentatit së bashku me 39-vjeçarin, të cilët janë fiksuar nga kamerat e sigurisë.

Sipas prokurorisë Blendi Teta së bashku me dy persona të tjerë, pasi janë takuar në një lokal në zonën e freskut, kanë ndjekur lëvizjet e ish-efektivit Malko, deri pak momente para ekzekutimit.

Nga verifikimet ka rezultuar se nga automjeti Skoda, natën e ngjarjes kishte zbritur Blendi Teta, dhe pas këtij momenti ai ka filluar të shfaqë shqetësim gjatë telefonatave që ka zhvilluar me bashkëjetuesen e tij, duke i thënë se ishte në kërkim për vrasje.

Për këtë arsye ndaj tij janë ngritur akuzat e moskallëzimit të krimit dhe veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës, të cilat nga vetë Teta dhe avokati mbrojtës janë mohuar.

Në seancën gjyqësore me dyer të mbyllura 39-vjeçari është shprehur se nuk ka pasur lidhje me  planin e vrasjes, ndërsa ngjarjen e ka mësuar nga televizori kur ka mbërritur në shtëpi.

Ish-polici Malko u ekzekutua gjatë një atentati mbrëmjen e 27 gushtit në zonën e Oxhakut në kryeqytet.

Pak orë pas vrasjes në fshatin Ferraj u gjet e djegur një makinë tip “Benz” brenda së cilës u gjeten dy armë zjarri të tipit automatik të cilat dyshohet se janë përdor për të kryer ekzekutimit e 31-vjeçarit.(Ora News)

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Debati për konsullatën serbe në Shkodër dhe atë shqiptare në Luginën e Preshevës, ministri Ferit Hoxha: Nuk cenon sovranitetin, Shqipëria mbron interesat e saj

12:45 / August 2, 2026

Çmimi i madh i Spanjës në Formula 1, 467 milionë euro për Madridin

12:22 / August 2, 2026

I dënuari me 6 vite burg për trafik droge, kapet në Durrës 50 vjeçari, pritet të ekstradohet në Itali 

11:51 / August 2, 2026

Erdhën për pushime, 6 italianë dhunohen nga një grup shqiptarësh në Tiranë: Na kërcënuan me thikë për të na marrë para, policia nuk ndërhyri

17:45 / August 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.